"Krenar Ahmeti ofendoi pronarin"
Procesi gjyqesor ne ngarkim te ish-shefit te qarkullimit rrugor Krenar Ahmeti, ka vazhduar me degjimin e deshmitarit te radhes. Arjan Aliko ka treguar dje, se ishte ndaluar nga Ahmeti, teksa ishte duke udhetuar me nje automjet. Sipas tij i pandehuri e ka ndaluar dhe i ka kerkuar letren e qarkullimit, si dhe dokumentet e makines. Deshmitari ka shpjeguar se meqenese makina nuk ishte e tija ai ka lajmeruar pronarin, por pronari i tij kishte debatuar ashper me Ahmetin, i cili e kishte ofenduar. Ndersa lejen dhe makinen e bllokuar, ata e kane marre ne Policine Rrugore. Ne seancen e radhes pritet qe te deshmojne deshmitaret e fundit te prokurorise. Gjate seances se djeshme, i pranishem ka qene edhe vete Krenar Ahmeti. Ish-shefi i Qarkullimit Rrugor akuzohet nga Prokuroria e Tiranes, per vepren penale te "veprimeve arbitrare". Se bashku me Ahmetin, te pandehur jane edhe Alfons Gjoni dhe Blenard Vathi.