SHBA-ja i shtrin doren Iranit
Presidenti Barak Obama u shpreh me karakteristika sinqeriteti ne televizionin "Al Arabiya" duke thene se, shpesh here ne te kaluaren Shtetet e Bashkuara kane perdorur diktatin. "Respekti do te jete zeri i ri", ka thene Presidenti amerikan. Ai kujtoi se ka anetare te familjes, myslimane dhe se ka jetuar ne vende myslimane. Obama shtoi se nuk ka me kohe per te humbur ne angazhimin per problemet ne Lindjen e Mesme. "Mendoj se gjeja me e rendesishme eshte qe Shtetet e Bashkuara te angazhohen menjehere. I derguari yne George Mitchell, ka eksperience nderkombetare ne arritjen e marreveshjeve paqesore", tha Presidenti i ri amerikan. Ai i sugjeroi atij te filloje me te degjuarit pasi shume shpesh Shtetet e Bashkuara kane filluar me diktate ne te kaluaren dhe se, ne nuk e dime gjithmone se cilet faktore jane te perfshire. "Pra njehere te degjojme", theksoi Obama. Presidenti i 44 i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, deklaroi gjate intervistes se pare si president se eshte i gatshem te bisedoje me Iranin. "Mendoj se do te ishte e rendesishme per ne, te tregojme gatishmeri per bisedime me Iranin, per te shprehur qarte se cilat jane dallimet tona, por edhe se cilat jane rruget potenciale te progresit", theksoi president amerikan. Ai nenvizoi se gjate muajve te ardhshem do te pergatisim kornizat dhe menyrat e qasjes. "Dhe sikurse thashe gjate fjalimit inaugurues, nese vende si Irani jane te gatshme per te ulur grushtin, do te gjejne doren e zgjatur nga ne", deklaroi Obama. Sipas tij, qe Irani te ule grushtin duhet se pari t'i bindet direktivave te Keshillit te Sigurimit per ndaljen e programit berthamor, gje te cilen lidershipi iranian ka thene se, kurre nuk do ta beje. Nderkohe presidenti i Sirise, Bashar al Assad ka thene se, eshte i gatshem per bisedime pa kusht me administraten e re amerikane. Ai shtoi se inaugurimi i Barak Obames, ka rritur shpresat per nje marreveshje paqe ne Lindjen e Mesme. Nderkaq bisedimet me Izraelin mund te hasin ne veshtiresi per shkak te mbajtjes se zgjedhjeve me 10 shkurt. Obama tha se Izraeli dhe palestinezet duhet te kuptojne se, rruga te cilet aktualisht ndjekin nuk do iu sjell mireqenien dhe se jane ata, qe duhet te marrin vendime te veshtira, per te arritur paqen.