Përcillet Shaban Hadëri
Homazhet
I vendosur në hollin e Galerisë Kombëtare të Arteve, mbi trupin e skulptorit Shaban Hadëri janë përkulur për herë të fundit miq, kolegë dhe politikanë. Secili prej atyre që profesioni e kishte takuar me Hadërin, sillte përjetime personale. Ndërsa politikanët kanë bërë ritin e tyre të përhershëm në përcjellin e një njeriu që dha kontributin e tij në kulturën shqiptare. Shaban Hadëri, bashkautor i monumenteve “Nëna Shqipëri”, “Monumenti i Pavarësisë”, realizues i “Isa Boletinit”, “Pesë Heronjtë e Vigut” etj., pas homazheve të zhvilluara në orën 11:00, është përcjellë për në banesën e fundit.
#