E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidershipi shqiptar 2009, ndahen çmimet për fusha të ndryshme

Instituti për zhvillimin e Habitatit organizon për të gjashtin vit radhazi ceremoninë e dhënies së çmimeve. Lidershqipi shqiptar 2009 për sektorin privat, shoqërin civile, qeverisja, media dhe shtypi dhe cmim special. Për këtë arsye për të zgjedhur këta personalitete përgjatë viti 2009 Co-plan organizoi në mjediset e universitetit polis në prani të shumë prej fituesve dhe anëtarëve të komitetit të lidershipit ndër vite takimin e parë të asamblesë së miqve të lidershipit shqiptar. Kështu çmimin e lidershipit shqiptar 2009 për kategorinë shoqëri civile i është dhënë fondacionit shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Për kategorinë e mdias dhe shtypit i është dhënë gazetarit të njohur rezart xhaxhiu. çmimet kanë vazhduar me kategorinë e qeverisjes që i është dhënë njësisë së transportit mjekësor me helikopter dhe çmimi special i është dhënë politikanit Arbën Xhaferrit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›