E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kufomës së dekompozuar

Policia e Shkodrës vazhdon hetimet për skeletin që u gjend  para disa ditësh në vendin e quajtur Kthesa e Gjinoviçit. Në lidhje me rastin në fjalë nga ana jonë janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe nga vendimet e ekspertimit përkatës, rezultoi se skeleti i gjetur është shumë i vjetër. Për një këqyrje më të kualifikuar dhe shkencore, për rrethanat dhe për kohën e saktë, këto eshtra janë dërguar pranë institucionit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, kanë bërë të ditur burimet e policisë. Skeleti i gjetur mbrëmjen e së martës në fshatin Selcë të komunës Vermosh në veri të Shkodrës, i përket një personi që ka vdekur rreth 20 vite më parë. Skeleti u gjet nga banorë të zonës në Shpellën e Cetinës, pas shembjes së kësaj të fundit nga lëkundjet tektonike. Skeleti ka dalë në sipërfaqe të shpellës dhe banorët kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila dje e ka dërguar për ekzaminim në morgun e spitalit të Shkodrës. Burime nga policia e Malësisë së Madhe bënë të ditur se skeleti është gjetur në gjendje mjaft të dekompozuar duke e bërë të vështirë identifikimin. Megjithatë, mendohet se personi ka rreth 20 vite që ka vdekur, ndërsa në kafkën e skeletit është gjetur një vrimë, e cila për momentin është e vështirë të identifikohet si goditja me armë ndaj personit apo është shkaktuar me kalimin e viteve si rezultat i dekompozimit. Pista kryesore e policisë po përqendrohet në listimin e personave nga Qarku i Shkodrës, që mund të kenë humbur në periudhën që dyshohet se ka vdekur personi, të cilit i përket skeleti. Megjithatë është ende herët për të nxjerrë konkluzione, ndërsa duhet thënë se fshati Selcë është në kufi me Malin e zi, dhe mund të dyshohet edhe për një person që ka tentuar kalimin e kufirit rreth viteve '80. Gjithsesi tashmë në zonë janë ekspertë të policisë kriminale të Malësi së Madhe dhe ato DPQ- së së Shkodrës që po sigurojnë prova të tjera materiale për vendin, ku është gjetur skeleti nga banorët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›