Kryeministri Berisha në 22 vjetorin e BSPSH-së
Kryeministri Sali Berisha paraditen e sotme ka marrë pjesë në aktivitetin që u zhvillua në ambientet e Hotel Tirana, me rastin e 22 vjetorit të Grevës së Përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë – BSPSH është një organizatë vullnetare ,e pavarur, në mbrojtje te interesave social- ekonomike të punonjësve të Shqipërisë dhe sindikata më e madhe në vend. Ajo u themelua në 20 mars 1991. Në 22 vitet e funksionimit të saj, ka përkrahur dhe mbështetur si aleate Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe ka në anëtarësi 120 mijë punonjës të Shqipërisë. Për kontribut të shquar në rrëzimin e simboleve komuniste dhe luftën për demokraci BSPSH është dekoruar me Medaljen e Artë të Shqiponjës .
Në këtë merrnin pjesë gjithashtu edhe Ministri i Punës, Spiro Ksera si dhe Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.
Vijon…