E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreret e Shqiperise i urojne pervjetorin e pare homologeve kosovare

Presidenti Bamir Topi dhe Kryeministri Berisha, me rastin e pervjetorit te pare te pavaresise se Kosoves, u kane derguar dje mesazhe urimi Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaci. "Ne emer te popullit shqiptar dhe ne emrin tim personal, t'ju uroj perzemersisht juve, dhe nepermjet jush, gjithe popullit te Kosoves, pervjetorin e pare te Dites se Pavaresise!", shkruhet ne letren e Presidentit te Shqiperise derguar homologut te tij kosovar. Duke vijuar me tej, Topi vlereson se Republika e Kosoves, pergjate nje viti, deshmoi bindshem angazhimin serioz politik dhe vizionin euroatlantik per te ndertuar nje shtet te se drejtes, demokratik dhe sovran, te lire dhe te barabarte per te gjithe qytetaret e saj. "Ditelindja e pare e shtetit te Kosoves perforcon besimin dhe mbeshtetjen e miqve qe perkrahen, me te drejte, aspiraten historike te popullit te Kosoves, per te jetuar ne nje shtet te lire, demokratik e te mevetesuar", i shkruan ai Sejdiut.

Nderkaq, ne letren e Kryeministrit Berisha i cili i dergoi dje nje mesazh urimi Kryeministrit te Kosoves Thaci, shkruhet se, "shteti i ri i pavarur i Kosoves, ne vitin e tij te pare, ka bere hapa te medha dhe te admirueshme ne forcimin e shtetit ligjor, barazise se qytetareve para ligjit, respektimit te lirive dhe te drejtave te minoriteteve, zhvillimin e ekonomise se tregut ne Kosove si dhe ne bashkepunimin rajonal dhe nderkombetar". "Kosova e lire dhe e pavarur eshte njohur dhe ka fituar respektin e merituar pothuaj nga te gjithe vendet e botes se lire, vende te tjera mike ne te gjithe kontinentet po shqyrtojne dhe konsiderojne njohjen e saj", shkruhet ne letren e urimit derguar nga kreu i ekzekutivit shqiptar. Perfitoj nga ky rast, vijon me tej Berisha, te shprehe vleresimet dhe mirenjohjen e tij te thelle per kontributin tuaj dhe te Qeverise se Kosoves, ne konsolidimin e suksesshem te Pavaresise se Kosoves, shnderrimin e saj ne nje faktor te rendesishem te paqes dhe stabilitetit ne rajon.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›