E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nata e erret" mberthen mjeshtrin hajdut

Lezhe- Nje 29-vjecar ka shenuar rekord, pasi dyshohet se ka bastisur kater dyqane dhe lokale brenda 24 oreve ne zonen e Lezhes. Operacioni i koduar "Nata e erret" ka vene nen pranga Blerim Tufen, banues ne Fushe-Kruje. Burime zyrtare te policise, konfirmuan lajmin dhe bene me dije se kohet e fundit, i dyshuari ishte vendosur ne lagjen "Skenderbeg" te Lezhes. Nga hetimi i kryer dhe denoncimet e marra prej pronareve te kater subjekteve, kishte rezultuar se gjurmet e gjetura, i perkisnin pikerisht 29-vjecarit. Ngjarjet mesohet se kane ndodhur ne fundjave dhe hetimi u krye nga Sektori Kunder Vjedhjeve. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e Tufes, policia gjeti dhe sekuestroi nje pjese te sendeve te vjedhura, si televizore plazma, pulte televizoresh, aparatura Dixhitalb, se bashku me kartat e tyre dhe pije alkoolike. Policia ka ngritur ndaj Tufes akuzen e "vjedhjes se pasurise, te kryer me shume se nje here". I dyshuari ka mohuar qe te jete autori i bastisjeve seria, por hetuesit deklaruan se kane zbuluar gjurmet e gishtave ne vendngjarje.

A.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›