Për BE'në, nuk ka ndarje

Deklarata e ish-koordinatorit të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek që Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndarje, ka zgjuar reagime të shumta.
Por, ndarja nuk mbështetet as nga BE-ja.
Zëdhënësja e përfaqësues së lartë të BE-së, Catherine Ashton, Maja Kocijancic e pyetur nga Radio Dukagjini nëse BE-ja e sheh ndarjen e Kosovës si zgjidhje, ajo ka deklaruar se BE-ja kur i referohet Kosovës i referohet me kufijtë aktual.
“Kosova duhet të shënojë progres në reforma. Duhet ta shohim se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit po vazhdon dhe që do të ketë rezultate të mëtutjeshme. Ashtu siç e ka bërë të qartë edhe Komisioni Evropian në raportin e progresit, ne duhet që sa më shpejt ta shohim planin gjithëpërfshirës për veriun. Të gjitha këto kërkesa janë shumë të qarta. Sa herë i referohemi Kosovës, i referohemi gjithë territorit dhe integritetit territorial”, ka thënë Kocijancic.