E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga u kthye nga Gjermania

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u kthye sot nga Mynihu i Gjermanisë, ku mori pjesë në Konferencën e 48-të për Siguri.

Gjatë qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, presidentja Jahjaga ka zhvilluar një varg takimesh me pjesëmarrës të tjerë të Konferencës, si dhe ka marrë pjesë në mëngjesin e organizuar për nderë të grave lidere në botë, pjesëmarrëse të konferencës, ku fjalën e rastit e ka mbajtur sekretarja amerikane Hillary Clinton.

Presidentja Jahjaga ka mbajtur edhe një fjalë në Universitetin “Ludwigs-Maximiliams” të Mynhenit.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe sekretarja amerikane e Shtetit Hilary Clinton, sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Leon Panetta si dhe sekretari i NATO-së Anders Fogh Rassmusen, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha dhe udhëheqës të tjerë të vendeve të ndryshme në botë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›