E Diel, 1 Nëntor 2026

Krerët e antidrogës italiane zbarkojnë në Shqipëri

Zyrtarisht vizita është për të konsoliduar bashkëpunimin. Diskutohen dosje konkrete

TIRANË- Trafiku i drogës mes Shqipërisë dhe Italisë ka detyruar krerët e antidrogës italiane që të zbarkojnë në vendin tonë duke kërkuar rritje bashkëpunimi por edhe duke sjellë informacione të vlefshme për të dyshuarit si trafikantë. Drejtori i Përgjithshëm i Antidrogës së Policisë Italiane, Stefano Berrettoni, ka deklaruar dje se kanë janë shkëmbyer të dhëna mbi situatën e trafikut të drogës, ndërsa ka qenë i rezervuar për ndonjë operacion të mundshëm të përbashkët së shpejti mes policisë italiane e asaj shqiptare. Shefi i antidrogës së policisë Berrettoni, qëndroi dy ditë në Shqipëri për një vizitë pune në Policinë Shqiptare. Dy drejtuesit e lartë Berrettoni dhe numri një një policisë shqiptare, Ahmet Prençi, dhanë një deklaratë të përbashkët për shtyp gjatë të cilës vunë në dukje bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të suksesshëm ndërmjet policive të të dy vendeve. “Jam këtu para jush për të shprehur të njëjtën gjë që i sigurova dhe Drejtorit të Antidrogës së Policisë Italiane, që Policia Shqiptare do të jetë e angazhuar maksimalisht për të pasur një bashkëpunim tepër të suksesshëm me Policinë Italiane. Do të vazhdojmë të intensifikojmë punën për të pasur një bashkëpunim të drejtpërdrejtë, të vazhdueshëm dhe efektiv, me qëllim që të jemi të suksesshëm në luftën kundër grupeve kriminale të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës që vepron në të dy vendet”,- theksoi Prençi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›