Krerët e lartë të PS largohen në drejtim të LSI

Vasili shpjegon largimin e anëtarëve të LSI: Rama po blen me leje ndërtimi, njerëz të dobët
Lojës së Edi Ramës me hemoragjinë e anëtarëve të LSI në drejtim të PS po i përgjigjet me të njëjtën skem edhe LSI. Ditën e djeshme LSI ka paraqitur para mediave largimin e shumë funksionarëve të PS në drejtim të formacionit të saj politik. Tashmë e majta shqiptare është futur në qerthullin e luftës brenda llojit, ku kryesocialisti Rama duke shfrytëzuar privilegjin e pasjes së shumë mediave në dispozicion të saj, po kërkon të paraqesë si sukses të PS kalimin e disa personazheve si një rrudhje të LSI. Ndërkohë që ky agresivitet i PS mesa duket ka marrë të njëjtën përgjigje me të njëjtën monedhë nga LSI. Tashmë largimi i Ormënit të Urës Vajgurore, Uruçit të Shkodrës, apo dhe Buzit të Laprakës duket se ka marrë si përgjigje largimin nga PS të një grupi krerësh të organizatave të kësaj partie me të gjithë krerët e tyre.
Ndërkohë që largimin e disa anëtarëve nga LSI, Sekretari i Përgjithshëm i saj, Petrit Vasili, e cilësoi si blerje të këtyre individëve të dobët që nuk përfaqësojnë asgjë dhe që nuk kanë asnjë kontribut as në të majtë dhe as në LSI. Amoraliteti i blerjes me leje ndërtimi dhe para të thata në dorë të individëve të tillë nuk i ka bërë asnjë dëm LSI-së, përkundrazi ka pasur një efekt spektakolar pozitiv, sepse e çliruar prej tyre LSI ka shtuar radhët e saj me qindra e qindra anëtare dhe organizata të tëra partish në të gjithë vendin që i bashkohen asaj dhe moralit të shëndoshë politik dhe personal të saj, u shpreh Vasili. Sipas tij, Edi Rama me politikën e tij të pazarit ordiner, të nën tavolinës, të thashethemit dhe intrigës së vockël të kafenesë që vazhdon edhe sot tregon qartë frikën e madhe për tu përballur haptas dhe po ndihmon dukshëm aleatin e tij Sali Berishën në këtë moment shumë të vështire për të, duke i bërë shërbimin e radhës, ashtu siç bëri edhe në 15 Mars, kur ngjau Gërdeci dhe ai i rrahu shpatullat. Vasili deklaroi se qindra e mijëra të majtë dhe qytetarë të ndershëm i bashkohen masivisht LSI si një parti idealiste, solidare, me moral të shëndoshë, si e vetmja opozitë e vërtetë, që do të nxjerrë në pension politik, Berishën. Ai nënvizoi se ky proces i paraqitjes publike të shumë e shumë prurjeve të reja në LSI në të gjithë vendin do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, si proces i natyrshëm i afrimit tek një parti opozitare si LSI që i afron vetëm moralin, idealin dhe programin e saj dhe asgjë tjetër. Më pas, Vasili prezantoi disa persona, të cilët janë larguar nga PS dhe i janë bashkuar LSI, duke shpjeguar edhe arsyet e tyre. Pjetër Dema, ish- deputet i PS, ish- zv.ministër i Energjetikës, u shpreh se kam njëmijë e një arsye, pse unë jam larguar nga Partia Socialiste dhe nga Edi Rama. Që kur erdhi Rama në krye të lidershipit në PS, e mohoi gjithë periudhën e pluralizmit dhe kontributit të PS-së në procesin e demokratizimit të Shqipërisë. Media është një gjendje të arsyetojë këtë pozicion që mbajti Rama që në fillimet e tij në politikë. Hasan Hoxha, ish-deputet, drejtues i PS në Tiranë dhe anëtar i KPD të PS për shumë vite.Ndarjen time me këtë parti e përgatiti vetë lidershipit i ri i saj Edi Rama, i cili pas vitit 2005 përmbysi statutin e PS-së për interesa të një klani të ngushtë. Ai solli në PS njerëz me pikësynime të caktuara, të cilët kur kandidoja unë për deputet punuan kundra meje dhe kundër PS, madje solli edhe humbjen e saj. Këtë largim e përgatiti ai sepse mbylli të gjitha shtigjet për një konkurrim të ndershëm duke shkelur me të dyja këmbët parimin një anëtar - një votë, u shpreh Hoxha. Xhevair Ahmetliu, ish-këshilltar i AD u shpreh se unë mendoj se po të vish në LSI, do të thotë të vish tek e majta e vërtetë, do thotë të mbrosh Kushtetutën, të mbrosh shtresat e varfra. Qemal Kuçi, Ish-Sekretar i PS në Tiranë shpjegon se me ndryshimin e lidershipit, ndryshoi edhe jeta e brendshme e saj, ndryshoi edhe demokracia brenda kësaj partie. Pra filluan emërimet që nga organizatat e partisë deri tek drejtuesit e tjerë me radhë. Kjo është një nga arsyet që unë vendosa të largohem nga kjo parti. Rasim Allushi, këshilltar i PS në njësi bashkiake u shpreh se kam ikur nga PS dhe i jam bashkangjitur LSI, sepse edhe lidershipi i PS e quajti Ilir Metën mik, po e kishte mik sa mori Bashkinë. Kujtim Bebja, këshilltar i PSD tha se unë vij nga një forcë e majtë politike. Vij nga PSD në LSI, sepse shohim të majtën e vërtetë te kjo forcë. Lufti Lami, ish- Sekretar i PS për rrethin e Tiranës dhe këshilltar Bashkia Kamëz tha se vendosa të jem në LSI thjesht dhe vetëm, pse në të shoh forcën ideale opozitare të një të majte moderne dhe forcën politike në pushtet me 28 Qershor. Vendosa të mos jem në krah të PS-së, thjesht se pashë që në atë parti nuk drejtojnë më socialistët, por të përtejmit.Dhe Sajmir Ivziku, ish- Sekretar i PS, rrethi Tiranë u shpreh se brenda kësaj force politike, në LSI unë gjej hapësirën time si një intelektual, si një qytetar, si një anëtar i thjeshtë për të shprehur mendimin tim, për të ngritur zërin tim, dhe për tu bërë pjesë e në uragani të fuqishëm që po çohet çdo ditë dhe kjo është një forcë e vetme, LSI.
Last Updated on Friday, 06 March 2009 11:56