E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi-Opozitës: Merruni me historitë perverse të Ramës në Pezë

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi akuzoi në parlament opozitën se po shfrytëzon ngjarjen me ish-ministrin Pango për të përfituar. Ai akuzoi opozitën si bashkudhëtare të skandaleve të ngjashme, edhe me përmasa më të rënda. Të gjitha skandalet që keni pasur gjatë kohës që keni qeverisur Shqipërinë kanë qenë edhe më të rënda. Ka pasur raste të ngjashme dhe ju keni kryetarin tuaj, i cili të paktën prej 3-4 vjetësh qarkullon i zhveshur lakuriq para shqiptarëve. Askush prej jush nuk ka guxuar të thotë një fjalë për të. Ju keni histori më të rënda të perversitetit të kryetarit tuaj në Lidhjen e Pezës, apo jashtë saj dhe ju heshtni, sepse jeni mësuar të bashkudhëtoni me skandalin, u shpreh Patozi. Sipas tij, mbyllja e kësaj historie është standardi që maxhoranca ka vendosur dhe do të vazhdohet të mbahet ky standard që përcaktohet nga mënyra se si reflektohet dhe reagohet, dhe reflektimi i menjëhershëm i Kryeministrit Berisha tregoi standardin e kësaj maxhorance. Ne kemi dorëzuar imunitetin e ministrave tanë, duke qenë të bindur se asnjë nga akuzat që ju keni bërë në këtë parlament nuk ka qenë e vërtetë", tha zoti Patozi Ky është një aksident personal dhe përgjegjësia është individuale. Përgjegjësia e maxhorancës, e qeverisë dhe kryeministrit është reflektimi. Ky është standardi ynë, ju keni standardet tuaja, përfundoi Patozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›