E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulqini: Qeveria Berisha, qeveria e skandaleve

Deputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini e ka cilësuar ngjarjen e ish- ministrit Pango, skandal të turpshëm. Një skandal po kaq i turpshëm është edhe mënyra sesi keni vepruar ju zonja kryetare dhe kupola e PD- së për ta mbyllur këtë turp, për të cilin Berisha dhe ju kishit dijeni prej disa ditësh. Po kaq e turpshme është edhe mënyra sesi me këtë turp bëhet politikë në këtë sallë, duke sulmuar opozitën, ka theksuar Ulqini gjatë fjalës së tij në parlament. Qeveria e skandaleve, është epiteti që Ulqini i ka dhënë qeverisjes Berisha, nisur sipas tij nga ngjarjet tronditëse që kanë shoqëruar qeverisjen e vendit nga mazhoranca e Sali Berishës. Sipas tij, Berisha ka kryer disa skandale, ku veçoi luftën kundër korrupsionit, luftën ndaj të gjithë institucioneve të pavarura dhe kushtetuese, heqjen e qindra e mijëra ekspertëve e profesionistëve, të cilët u hoqën në kundërshtim me çdo rregull. Edhe qëndrimin e Berishës ndaj premtimeve elektorale, që nuk u realizuan, Ulqini e ka cilësuar një tjetër skandal. Rasti më skandaloz është qëndrimi i kryeministrit Berisha ndaj sugjerimeve, vërejtjeve, kritikave e kërkesave të formuluara në mënyrë krejt të qartë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, nga drejtuesit e lartë të Bashkimit Evropian, nga numri një i KE, nga kryesuesi i radhës i Bashkimit Evropian, nga ambasadorët e vendeve kryesore evropiane të akredituara në Tiranë për ligjin e lustracionit, theksoi Ulqini ku shtoi se Berisha në vend që të mbante shënim kërkesat e miqve tanë të mëdhenj euroatlantik dhe të vepronte në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtare për këtë çështje e fshehu kokën si struci në lumin e demagogjisë së tij të pafund dhe ju përgjigjej atyre në mënyrë krejt qesharake duke sulmuar opozitën socialiste dhe të gjithë ata që ishin kundër ligjit të lustracionit si mbrojtës të regjimit komunist. Por, në top listën e skandaleve të kësaj qeverie është pa dyshim lista e gjatë e akteve korruptive që kanë në epiqendër të saj kryeministrin e vendit dhe familjen e tij. Tragjedia e Gërdecit ku humbën jetën 26 të pafajshëm dhe u plagosën e u lënduan me qindra të tjerë është prova më e qartë e korrupsionit të kësaj qeverie. Një numër i konsiderueshëm i tenderave publikë dhe i privatizimeve janë kthyer në sinonime të korrupsionit që nga rruga Durrës Kukës e afera Fazlliç e deri tek privatizimet e fundit të aseteve strategjike të vendit. Konflikti i fundit me Bankën Botërore është edhe një provë tjetër se në emër të mbrojtjes së korrupsionit familjar kryeministri i vendit është gati të na konfliktojë edhe me institucionet më të rëndësishme pa ndihmën e të cilave Shqipëria do ta kishte të vështirë zhvillimin e vet ekonomik. Skandali i mbrëmshëm që ka tronditur aq shumë opinionin publik dhe skandalet që listova më sipër pa dyshim që janë një arsye e fortë që shqiptarët pas 115 ditëve ti thonë jo me votën e tyre të lirë kësaj qeverie që në memorien e shumicës së shqiptarëve është shënjuar, veç të tjerave, edhe si qeveri e skandaleve.
 
 *************************************************************
Mustafaj: Berisha të riformatojë kabinetin qeveritar              

Skandali, në të cilin është përfshirë ish- ministri i Kulturës, Ylli Pango ka shkaktuar reagime të menjëhershme edhe brenda grupit parlamentar demokrat. Pavarësisht se kanë mbetur vetëm pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, kërkohet riformatim i kabinetit qeveritar. Deputeti Besnik Mustafaj, i cili ndërsa e vlerëson rastin në fjalë si shumë të rëndë, i bën thirrje kryeministrit Berisha që të përdorë të drejtën kushtetuese për riformatimin e kabinetit qeveritar dhe më pas të imazhit të së djathtës. "Do të doja të tërhiqja vëmendjen e kryeministrit në një pikë tjetër, duke përfituar nga e drejta kushtetuese që ka si kryetar i qeverisë, duke përfituar dhe nga e drejta që ka si kryetar i maxhorancës, unë mendoj se është një rast ku zoti Berisha duhet të bëjë një operacion të thellë në qeverinë e sotme, në mënyrë që të paraqesë para shqiptarëve ekipin me të cilin do fitojë zgjedhjet dhe ekipin me të cilin do ta qeverisë Shqipërinë në 4 vjetet e ardhshme", u shpreh Besnik Mustafaj, deputet i PD-së. Ndërsa, aleati dhe pjesëtari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Arjan Starova kërkon gjithashtu ndryshime të bëshme në qeveri, ndonëse pak muaj para zgjedhjeve.

**********************************************************
Bejtja: Berisha duhet ta kishte parandaluar këtë skandal

Engjëll Bejtja, deputeti i PSD ka kritikuar rastin e skandalit Pango, dhe ka kërkuar nga parlamenti ushtrimin e gjithë të drejtave që ka për largimin e tij. Gjatë fjalës së tij në kuvend, Bejtja ka theksuar se diskohet material i mjaftueshëm për ta vënë përpara përgjegjësisë, Pangon. Duke iu drejtuar kryeministrit të vendit, ai ka theksuar se ky i fundit ka qenë në dijeni të kësaj ngjarje, por nuk ka marrë më parë asnjë vendim për të ndaluar këtë skandal. Ju kryeministër bashkë me ju, e kemi ditur dhe ne për këtë ngjarje dhe kemi ditë që e presim që të shfaqet. Ajo që është e dhimbshme, është fakti se dështoi përpjekja për të penguar shfaqjen e këtij materiali, theksoi Bejtja. Ndër të tjera ai e cilësoi të pamoralshëm këtë vendimmarrje nga pozita, duke e lidhur me informacionin e mëparshëm të kryeministrit dhe ky i fundit pushtetin e tij e ka ushtruar në kohën kur u bë publike. Me dhimbje kam parë që një pjesë e mediave me autoritet ndërkombëtare ka pasqyruar këtë ngjarje. Jemi pjesë e politikës shqiptare, theksoi Bejtja, duke kërkuar nga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›