E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Politika po na shet perversitetet si modernitete

Kreu i LSI : Pango të mos shkelë më në Parlament
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka deklaruar gjatë fjalës së tij në parlament se të gjithë shqiptarët duhet të distancohen nga veprimet e turpshme dhe i ka bërë thirrje Pangos të heqë dorë nga mandati. Pango duhet të heqë dorë nga mandati i deputetit, në mënyrë që ky Parlament të mbrojë integritetin e vet, të mbrojë integritetin e përfaqësuesve që e kanë votuar dhe që do të votojnë përsëri për një parlament të ri në 28 Qershor, është shprehu Meta. Duke u bërë thirrje të gjithë politikanëve, Meta ka kërkuar distancimin nga çdo lloj lakuriqësie të majtë apo të djathtë, dhe çdo njeri është i lirë të bëjë çtë dojë me jetën e vet, por jo në politikë dhe në jetën publike. U bëj thirrje të gjithë politikanëve të distancohen nga Ndaj, edhe një herë i kërkoj zotit Pango që të mos vijë më në sallën e Parlamentit dhe i kërkoj shqiptarëve të mos sjellin asnjë lakuriq në 28 qershor këtu në sallën e Parlamentit, sepse u bënë 20 vjet tranzicion, 20 vjet demokraci. Po na shisni perversitetet si modernitete në këtë vend. Po na bëni ti mbajmë fëmijët larg televizioneve, larg gazetave. Një turp i madh, theksoi Meta. Ndër të tjera, kreu i LSI ka kërkuar vendosjen e një standardi të ri të shtetit, parlamentit, politikës, që të jetë larg perversitetit dhe lakuriqësisë, sido që të shfaqet ajo, me ngjyra të majta, apo me ngjyra të djathta. Në fund të fjalës së tij, kreu i LSI ka ftuar të gjithë shqiptarët, që në 15 Mars, me rastin e 1- vjetorit të tragjedisë së Gërdecit, të bashkohen me të gjithë opozitarët e vërtetë në sheshin Nënë Tereza. Në Mars i ndodhkan të gjitha tragjeditë Sali Berishës dhe jam i bindur se ky është Marsi i fundit me Berishën në pushtet dhe me Berishën në politikë, ka përfunduar Meta.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›