Krerët e majtë zbardhin propozimet
21/09/2011 Kreu socialist, Edi Rama thërret në tryezë aleatët e PS-së për reformën zgjedhore
Ndryshim i sistemit zgjedhor dhe përfshirje në komisionet e numërimit të votave
Opozita e bashkuar ka ngritur një grup pune për hartimin e propozimeve mbi ndryshimet në reformën zgjedhore. Paralelisht me këtë nismë, partitë aleate të PS-së, përmes përfaqësuesve të posaçëm të saj, do të mbështesin minatorët e Bulqizës, duke i shkuar dhe më tej oponencës kundrejt titullarëve të kabinetit qeveritar. Këto vendime u morën dje në tryezën e thirrur dje nga kryetari i PS, Edi Rama, me krerët e partive të majta.
Takimi
Takimi i zhvilluar dje mes përfaqësuesve të opozitës së bashkuar u përqendrua në dy çështje: konkretisht tek reforma zgjedhore dhe greva e minatorëve të Bulqizës. Për të dy këto çështje u vendos që të ngrihen grupe pune të posaçme. Kështu, lidhur me reformën zgjedhore, partitë aleate të PS-së do të depozitojnë të gjitha propozimet e tyre pranë dy negociatorëve socialistë, Vasilika Hysi dhe Damian Gjiknuri. Gjithashtu, burime pranë këtij takimi bënë me dije se aleatët e majtë, veç propozimeve për ndryshimin e sistemi zgjedhor, kërkojnë dhe ndërtimin e një strategjie sa më transparente mbi menaxhimin e procesit zgjedhor, duke u fokusuar më së shumti tek mbrojtja e votës. Kështu, të zhgënjyer nga rrjedhja e votës gjatë procesit të numërimit, si dhe nga qëndrimi i aleates kryesore të këtij kampi, krerët e majtë kërkojnë përfaqësimin e tyre në komisionet zgjedhore. Megjithatë, të gjitha pretendimet e tyre aleatët do të mund t’i paraqesin pranë grupit të punës së ngritur për këtë çështje, për të diskutuar më pas në tryezat që pritet të organizohen në vijim mes partive të opozitës së bashkuar.
Deklarata
Koordinatori i opozitës, Preç Zogaj, në përfundim të takimit bëri me dije faktin se në këtë tryezë ishte vendosur se partitë aleate të opozitës së bashkuar do të veprojnë si një subjekt i vetëm politik. Sipas tij, reforma zgjedhore është vazhdim i betejës për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. “Kryetarët e partive të koalicionit shfaqën mendimet e tyre për këtë reformë. Synimi i përbashkët i tryezës sonë, i koalicionit tonë, është që të shkohet drejt një Kodi Zgjedhor gjithëpërfshirës, ku të reflektohen maksimalisht mendimet dhe opsionet e partive të opozitës, me qëllim që të ketë më shumë transparencë në zgjedhje, të maksimalizohet fuqia elektorale e gjitha subjekteve, dhe ajo që është më e rëndësishme, të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi Zogaj. Njëkohësisht, koordinatori i opozitës sqaroi faktin se “opozita do punojë si subjekt politik, unik, për reformën. Momentalisht nuk do flasim për sistemin, sepse ky është një proces. Ka filluar sot puna, është një proces që do të vazhdojë, por në të ardhmen do të flitet më konkretisht. U vendos të krijohet edhe një bërthamë, një grup pune, që do të mbajë komunikimin aktiv dhe gjallë me përfaqësuesit e PS në parlament. Themelore është që opozita do të vazhdojë në këtë formë betejën e saj për zgjedhje të lira”.
Tryeza, mungojnë Dule e Gjinushi
Opozita grup pune për Bulqizën
Opozita e bashkuar ka intensifikuar takimet mes përfaqësuesve të saj, duke konkluduar në ndërtimin e një axhende konkrete pune. Por, pavarësisht se këto takime kanë qenë të shpeshta gjatë kësaj periudhe, disa nga aleatët e saj kanë vijuar të mos marrin pjesë në tryezat e organizuara mes kreut Rama dhe drejtuesve të partive të majta. E njëjta situatë u vu re dhe dje, ku në diskutimet, të cilat zgjatën më shumë se një orë e tridhjetë minuta, munguan kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi dhe ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Lidhur me mosprezencat fizike të këtyre drejtuesve në këtë tryezë pune, koordinatori i opozitës së bashkuar, Preç Zogaj, sqaroi se “nuk kishte asnjë mungesë politike në tryezë. Natyrisht do kishim dashur që të ishte i pranishëm zoti Gjinushi dhe Dule, por ata janë jashtë Shqipërisë. Ata janë përfaqësuar me të tjerë. Pra, nuk ka mungesa politike në këtë tryezë. As e z. Ngjela nuk është mungesë politike”. Ndërkohë që veç reformës zgjedhore, një çështje e dytë në këto diskutime, sipas Zogajt, kishte të bënte me shqetësimet që po krijohen në Bulqizë nga greva e urisë së minatorëve dhe për këtë, përfaqësues të partive opozitare do të jenë në kontakt me këtë grevë, me minatorët, për të mbështetur dhe për të kërkuar një zgjidhje definitive që i jep fund një situate të tillë.