E Diel, 1 Nëntor 2026

PD merr mazhorancën, PS akuza këshilltarëve

21/09/2011  Ikin këshilltarët e PS, konstituohet sërish këshilli bashkiak i Fierit

Zeqaj: S’e di se si ndodhi, por prokuroria duhet të hetojë për këtë rast

Një ditë pas zhvillimit të bujshëm në këshillin e bashkisë Fier dhe situata vazhdon të jetë jo e qartë. Dje kanë vijuar akuzat dhe kundërakuzat, një ditë pas mbledhjes së këshillit bashkiak, por edhe një ditë përpara zhvillimit të mbledhjes së këshillit të qarkut. Kjo ditë e mesme ka qenë e nxehtë nga të dyja kampet. Edhe sot kryetari i bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, ka vijuar t’i qëndrojë kundërshtimit të mbledhjes, duke e quajtur atë të paligjshme, si dhe ka hedhur akuza edhe për prefektin e qarkut, i cili merrte pjesë në mbledhje. “Prefekti e ka cilësuar si të ligjshëm vendimin e mbledhjes së mëparshme dhe nuk ka se si të pranojë edhe këtë mbledhje. S’e di se si mori pjesë në këtë prapaskenë. Megjithatë, ne do t’ia lëmë prokurorisë që të merret me të gjitha këto zhvillime që po habisin tërë botën”, ka thënë Zeqaj. Edhe prefekti i qarkut të Fierit, Bujar Hasaj, ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të bashkisë, por edhe dhe deputetëve të PS. Sipas Hasajt, institucioni i prefektit ka monitoruar procedurat ligjore të kësaj mbledhjeje, në të cilën grupe të caktuara këshilltarësh kanë bashkuar vullnetin e tyre në mazhorancë për të mirëqeverisur Fierin. “Jemi në pritje të zbardhjes së vendimeve, pas konsultave edhe me juristët rreth bazueshmërisë ligjore të veprimit të dy këshilltarëve, që iu bashkëngjitën Aleancës për Qytetarin, të cilët krijuan edhe shumicën prej 18 anëtarësh në këshillin bashkiak. Është e drejta e çdo këshilltari të bëjë mazhoranca për të qeverisur ndryshe qytetin. Di që janë lajmëruar të gjithë këshilltarët. Në këto kushte ne do ligjërojmë çdo procedurë që ka bazueshmëri ligjore”, tha prefekti. Largimi nga grupimi i Aleancës për të ArdhmeniI tyre solli një rikonfigurim të këtij këshilli. E djathta: PD, PR, PDIU dhe LSI arriti në numrin 18 të këshilltarëve. Këta këshilltarë kërkuan mocion mosbesimi ndaj kreut të këshillit bashkiak të dalë nga votimi i këshillit bashkiak i mbledhjes së datës 21 korrik të këtij viti, Donika Jorgaqi dhe me votat e tyre e shkarkuan dhe kështu në vend të saj zgjodhën kreun e ri të këshillit bashkiak Vasil Ndreko. Po me votim u zgjodh edhe nënkryetarja e këshillit bashkiak, Zamira Caushaj.

Këshilli i qarkut

Mbledhja ka vijuar më pas me shkarkimin e bordit të ujësjellësit dhe zgjedhjen e katër të tjerëve. Ndërkohë po dje u zgjodhën edhe këshilltarët e rinj për në këshillin e qarkut. Ata janë: Fatmir Kajolli, Aleksandër Myrtaj, Admirim Shehu, të cilët u votuan dje, dhe Eduart Xhaferri i Partisë Socialiste të Moderuar, i cili nuk iu nënshtrua votimit, pasi nuk u lëviz qysh nga zgjedhjet e para në mbledhjen e konstituimit. Madje Eduart Xhaferri flitet si një ndër kandidaturat për kreun e këshillit të qarkut Fier.

Gjirokastër

Kostituohet këshilli, e majta fiton pas katër vjetësh.

Kandidati i majtë i Aleancës për të Ardhmen, Sulo Muçobega, qysh prej ditës së djeshme do të drejtojë këshillin e qarkut të Gjirokastrës, pasi fitoi 23 përkundrejt 21 votave të rivalit të tij të djathtë Shahin Shenaj. Gjatë konstituivit, që u zhvillua dje në ambientet e hotel “Çajupi”, 44 anëtarët e ri të mandatuar pas zgjedhjeve lokale të 8 majit, pranuan rezultatit e votimit. “Ishte një fitore për të gjithë anëtarët e këshillit të qarkut, pavarësisht bindjeve politike”, tha pas fitores Sulo Muçobega, përfaqësuesi i PS i këshillit bashkiak të Tepelenës. Tashmë, kandidati fitues do të zëvendësojë bashkëqytetarin e tij, Arben Çulli, përfaqësues i PD. Gjatë ekzistencës së këshillit të qarkut Gjirokastër, ky institucion është drejtuar tri herë nga PS-ja, në periudhën 2001-2004, 2004-2007 dhe 2011 e vazhdim, ndërsa PD-ja dhe PBDNJ kanë fituar nga një herë, përkatësisht 2007-2011 dhe 1997-2001.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›