Katër të burgosur çajnë murin me pirunj e lugë
21/09/2011 Dështon tentativa e arratisjes nga burgu i Fushë-Krujës, roja i ndalo
Të dënuarit për vrasje hartuan planin pas mesnatës
TIRANE-Katër të burgosur në burgun e Fushë-Krujës, mes tyre tre të dënuar me burgim të përjetshëm dhe një me 22 vjet burg për vrasje, kanë sfiduar masat e sigurisë të burgut duke kërkuar të arratisen. Truri i këtij plani duket se është emri të burgosurit jo pak të njohur Fran Marashi, i cili pak vite më parë ka dështuar në një tjetër tentativë për arratisje në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit. Planit të hartuar nga Marashi, ish-anëtar i bandës kriminale që vepronte në zonën e Urës Vajgurore, i janë bashkuar dhe tre të dënuar të tjerë Gëzim Guri, Prel Vucaj dhe Altin Kodra. Të katër personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mundur që të çajnë murin e qelisë së tyre me pirunj dhe lugë, që me sa duket kanë arritur t’i marrin nga mensa e burgut. Më pas plani i arratisjes ka vijuar me prerjen e tre hekurave të dritares, ku për këtë katër të burgosurit kanë përdorur një prerëse thonjsh, maja e së cilës ishte e pajisur me material diamanti. Me shumë ngadalësi dhe fshehtësi katër të dënuarit i kanë prerë hekurat dhe më pas kanë lënë qelinë e tyre duke mundur të kalojnë në oborrin e burgut, prej nga ku mund të kacavirreshin në murin rrethues për të dalë jashtë ambienteve. I gjithë plani ka ndodhur në orët e mesnatës, por në momentin kur katër të burgosurit kanë dalë në oborrin e burgut, njëri prej gardianëve ka dhënë alarmin për një arratisje. Breshëritë e automatikut që u dëgjuan rreth orës 04:00 të mëngjesit, kanë mobilizuar të gjitha forcat e sigurisë të burgut dhe komisariatit të Fushë-Krujës, të cilat kanë parandaluar arratisjen e katër të dënuarve. Fran Marashi, Gëzim Guri, Prel Vucaj dhe Altin Kodra janë arrestuar në flagrancë në oborrin e burgut teksa përpiqeshin të kalonin murin rrethues. Situata e alarmit ka mbizotëruar përgjatë gjithë natës në burg ku forca të shumta policie janë angazhuar për të vendosur normalitetin. Gjithçka është normalizuar më pas vetëm rreth orës 06:30 minuta, ndërsa të katër të dënuarit janë izoluar nëpër qeli të veçanta për ta shmangur çdo lloj tentative tjetër për arratisje. Fran Marashi është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të vrasjes së 4 punonjësve të policisë në Urën Vajgurore, ndërsa Gëzim Guri është dënuar për grabitje me armë dhe vrasje të një polici. Prel Vucaj është dënuar për grabitje me pasojë vdekjen e një personi, ndërsa Altin Kodra për vrasjen e një mjeku dhe të një biznesmeni tullash. E. Qyno