“Krerët e njësive të publikojnë listën, eliminojmë rastet e dublimeve”

Flet Armand Teliti, Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile
Në përputhje me përcaktimet ligjore të Kodit elektoral Drejtoria e Gjendjes Civile publikoi në ueb e saj në internet të dhënat e regjistrit të zgjedhësve, në mënyrë që drejtuesit vendor të publikojnë në zyrat e gjendjes civile informacionin për qendrat e votimit për të gjithë qytetarët.
Në një prononcim për mediat Drejtori i Gjendjes Civile, Teliti ftoi kryetarët e njësive vendore që në zbatim të ligjit të publikojnë ekstraktet e listës zgjedhore, në mënyrë që deri në afatin e dytë të publikimit me datën 3 shkurt të jenë eliminuar të gjitha problematikat.
Drejtori i gjendjes civile evidentoi faktin se po fshihen nga regjistri të gjitha rastet e dublimeve. Sipas tij, 2 milion e 600 mijë të tjerë e kanë të qartë adresën se ku do të votojnë, ndërsa 600 mijë zgjedhës po verifikohen se në cilën qendër votimi do të drejtohen me 23 qershor.
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Armand Teliti 111 drejtues të njësive vendore nuk e kanë zbatuar ende ligjin për listën ekzakte të zgjedhësve, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, ku një qendër votimi nuk mund të ketë më pak se 200 votues dhe më shumës e 1 mijë votues.