E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kanë vijuar pagesat sipas grafikut normal në të gjitha institucionet buxhetore”

11-01-2013 / Gazeta 55

Ministria e Financave reagon pas zhurmës së opozitës

Ministria e Financave në lidhje me zhurmën e ngritur nga opozita për pagesat e pagave të punonjësve të administratës shtetërore, sqaron se “ka nxjerrë Udhëzimin nr. 1, datë 03. 01. 2013, ku ka bërë çeljen e plotë të fondeve për të gjitha institucionet”.
Në deklaratën për mediat, MF saktëson se, “deri më sot kanë vijuar pagesat sipas grafikut normal të të gjitha institucioneve buxhetore”.
“Çdo vonesë e mëtejshme ka të bëjë vetëm me procedurën që kryejnë vetë institucionet buxhetore për disbursimin e pagesave. Të gjithë të interesuarit, në vend të deklarimeve shpifëse, ti referohen të dhënave për pagesa, të cilat publikohen çdo ditë në faqen zyrtare të ministrisë së Financave (www.minfin.gov.al)”, thuhet në njoftimin për mediat.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›