Kreret e parlamentit ne pikture
Nje prej korridoreve te kryesise se Kuvendit, do te mbaje nje miniekspozite me pikturat e 6 kryetareve qe kane drejtuar parlamentin pas viteve “90. Nisma eshte marre nga kryetarja aktuale e kuvendit, Jozefina Topalli dhe autori i tyre eshte piktori Pashk Pervathi. Ashtu si edhe ne politike, ish drejtuesit e kuvendit kane qene te veshtire edhe ne pikture, ka treguar autori. Ne shumicen e tyre, piktorit i eshte dashur te pikturoje nepermjet fotove, ndersa ajo qe ka pranuar te pozoje eshte kryetarja e kuvendit Topalli, por edhe ish kryetari Namik Dokle. Pikturat e drejtuesve te kuvendit gjate 20 viteve te fundit, do te jene te vendosura tek kryesia dhe do te pasohen edhe me drejtues te ardhshem duke krijuar traditen e shume parlamenteve te tjera europiane.