E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvis Peçi, vjen me testamentin muzikor të Bartokut në Mikrokosmos

Për herë të parë në skenën shqiptare vijnë tre albumet e fundit të veprës së kompozitorit të shquar
Para disa ditësh në Akademinë e Arteve  erdhi një koncert i veçantë. Për herë të parë në skenën shqiptare vijnë tre albumet e fundit dhe më të rëndësishmet e veprës së Bela Bartokut "Mikrokosmos. Pianisti Elvis Peçi luajti në piano volumin 4, 5 dhe 6 të Bela Bartok, i cili është një album për piano prej 153 pjesësh nën rregullin e shtimit të vështirësisë teknike dhe muzikale. Vepra është konsideruar nga një mori burimesh si testament muzikal i Bartokut. Edhe koncerti, i cili erdhi me tingujt e pianos nga Elvis Peçi u përcoll më entuziazëm nga publiku. Koncerti Mikrokosmos, i cili u zhvillua në skenën e arteve ishte në vijim të koncerteve që zhvillohen gjatë këtij sezoni pranveror në Akademinë e Arteve. Por kësaj here e veçanta ishte se koncerti erdhi me vepra të Bartokut. Koncerti që u zhvillua në skenën e arteve ishte me mbështetjen e shoqatës së muzikës Aelfior. Për sa i përket koncertit që u zhvillua në skenën e arteve me muzikë Bela-Bartok nën interpretimin e pianistit Elvis Peçi, publiku mundi të shijonte një ndër pjesët më të bukura të krijimtarisë së këtij kompozitor të shquar. Për gjenerata pianistët kanë studiuar pjesë të ndryshme të tij për të zhvilluar teknikën dhe sensin e tyre interpretativ. Më së fundmi,muzikantët i kanë studiuar këto vepra për të zhvilluar aftësitë e tyre analitike dhe njohjen  e idomave të shekullit të 20-të. Në rrjedhim, ata kanë përdorur shpesh një metodologji të re të quajtur set theory, atonal thedhory ose post-tonal theodhory. Muzika Bartok është veçanërisht interesante, kur studiohet nga ky këndvështrim, duke qenë se përmban elementë të ardhur nga gjuhë muzikore të ndryshme. Ato përfshijnë: tonalitetin funksional, modalitetin e këngëve, kombinime simetrike të lartësive, krozmatimin atonal. I ndarë në gjashtë volume/ libra Mikrokosmos fillon me pjesë për fillestarët dhe progreson tek ato pjesë që sfidojnë edhe pianistin më të përkryer. Me këtë vepër Bartok gjithashtu tentoi të sintetizojë tradita muzikore lindore dhe perëndimore, veçanërisht të muzikës të Lindjes me traditën Gjermane dhe me harmonitë progresive të Clude Debussy. 66 pjesët e para të Mikrokosmos i janë dedikuar djalit të Bartokut,Peter. Volumet 3 dhe 4 paraqesin një rritje të kompleksitetit harmonik. Ndërsa volumet finale të Mikrokosmos janë krijuar si pjesë koncertale të Bartok. Elvis Peçi është pedagog i brendshëm në Fakultetin e Muzikës. Ai është diplomuar në vitin 2006 pranë po këtij institucioni me vlerësimin MEDALJE E ARTE.

Përshtypje nga koncerti Bela-Bartok, Mikrokosmos  

Prof. Anita Tartari:
Edhe njëherë nëpërmjet këtyre urimeve dëshiroj të përgëzoj publikisht Elvis Peçin  për koncertin e mrekullueshëm që dha ditët e fundit me Mikrokosmos të Bela- Bartok. Elvisi tashmë është një pianist me formim të plotë artistik. Dallohet  për pjekuri koncept të qartë. Organizon një vepër mjaft të vështirë, duke evidentuar cilësisht karakteristikat stilistike të kompozitorit. Në një bazë teknike dhe muzikale të përkryer pa dyshim Elvisi është në majën e pianistëve të rinj.     

 Ass. Prof. Alqi Lepuri:
Jo vetëm që unë jam nga ata që patëm mundësinë ta shikojmë koncertin, por e quaj veten me fat për atë kënaqësi që mora në mbrëmjen e veçantë muzikore. E quaj "e veçantë sepse ekzekutimi i veprës se Bela Bartok-ut ishte një shprehje shumë domethënëse për aftësitë dhe shijet e një pianisti, i cili merr përsipër një mision. Teknika e sofistikuar që zotëron Elvisi jo vetëm i jep jetë natyrshëm Mikrokosmosit, por me një paraqitje të hatashme të planeve, koloriteve, timbrikave (ato që ka mësuar atje ku ka studiuar nuk kanë shkuar kot, në atë sallë vetëm nga më të mëdhenjtë janë bërë produksione të tilla) na krijoi një gjendje emocionale shumë të këndshme. Prisnim më shumë kuriozitet se i do të realizohej " toko" karakteristike e Bartokut dhe mrekullisht gërshetimi i lirizmit me recitativet kontrastuese ishte kaq i dukshëm saqë disa herë u kuptua që kërkohej dhe realizohej qëllimisht, sigurisht pa u bërë i tepruar, por me një kujdes shumë të madh për të mos prishur arkitekturën e veprës që në rastin e një artisti me klas është shumë i rëndësishëm. Edhe një herë ju uroj për koncertin shumë të bukur dhe uroj që skenat tona të kenë më shpesh nivele të tilla .
 
Ass.Prof. Merita Rexha-Tërshana:
Ditët e fundit në Akademinë e Arteve dëgjova një koncert vërtet të veçantë. Për herë të parë në skenën shqiptare vijnë tre albumet e fundit dhe më të rëndësishmet e veprës së Bela Bartokut "Mikrokosmos". Më kënaqi shumë jo vetëm dëgjimi i kësaj vepre të mrekullueshme po dhe ekzekutimi vërtetë dinjitoz i pianistit Elvis Peçi.
Nuk ishte një surprizë për mua niveli i tij i lartë, kam pasur mundësi ta dëgjoj çdo vit në provimet e shkollës dhe në koncerte e kam admiruar gjithmonë teknikën e lartë, tingëllimin koncertal, pjekurinë dhe mençurinë në lojë. Por ajo që më kënaqi këtë herë ishte aftësia për të luajtur këtë vepër të vështirë e komplekse në karaktere, ritme, tempe të vështira mbështetur në folklorin hungarez e më tej. I uroj shumë suksese Elvisit, më vjen mirë që skenës shqiptare i është shtuar një pianist i ri me kaq shumë vlera!

 Prof. Astrit Selita:
Pianisti i ri, me shumë perspektivë, në koncertin që dha ditët e fundit  pasqyroi një nivel profesional mjaft të kënaqshëm. Në lojën e tij u pasqyrua shumë qarte puna shumë serioze për realizimin e një programi mjaft ambicioz me ngarkesa të shumta emocionale si dhe tekniko-profesionale. Vlen të përgëzohet ky pianist pasi me nivelin që reflekton meriton të jetë prezent në skenat shqiptare dhe më tej në ato europiane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›