VESA JAZZ FESTIVAL Ritmet e xhazit vijnë në Tiranë nga emra të njohur botërorë

Ritmet e muzikës do të pushtojnë për pesë ditë kryeqytetin
Tirana do të kalojë disa ditë nën ritmet e muzikës xhaz, e cila do të vijë pranë publikut nga emra të njohur botërorë. Në Teatrin e Metropolit starton Vesa Jazz Festival, i cili do të sjellë në kryeqytet personazhet nga më të njohurit në nivele ndërkombëtare të kësaj muzike, që nga saksofonisti Hal Singer 90 vjeçar, i cili konsiderohet një nga legjendat e gjalla të muzikës xhaz, por pjesëmarrës do të jenë dhe emrat më të rinj të muzikës xhaz në Itali. Artur Çani, një prej organizatorëve të këtij festivali, u shpreh të hënën në një konferencë shtypi në mjediset e teatrit të Metropolit, se ky aktivitet vinte pas interesimit të publikut për këtë rrymë muzikore. Duke parë interesimin që ka treguar publiku shqiptar për këtë rrymë muzikore, e menduam të nevojshme organizimin e këtij festivali. Bashkëpunimi mes teatrit të ri të Metropolit dhe festivalit të ri të xhazit do të jetë një mundësi që këto dy iniciativa të ndihmojnë njëri-tjetrin, u shpreh ai. Këto 10 vitet e fundit xhazi filloi të lëvrohet në Shqipëri dhe është vënë re që interesimi i publikut për këtë rrymë është rritur gjithmonë e më shumë. Përhapja e xhazit në vendin tonë është bërë kryesisht nëpërmjet klubeve që performojnë xhaz, koncerteve si dhe radiove. Një nga rrugët që ka përhapur dhe bërë të njohur këtë rrymë për publikun shqiptar janë edhe festivalet e xhazit, të cilat kanë hyrë në kalendarin e përvitshëm artistik. Ky rrugëtim ka nisur në vitin 2000 dhe është zhvilluar në Odeonin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, Akademisë së Arteve dhe shesheve të ndryshme në rrethe. Festivalet janë organizuar kryesisht në Tiranë, por edhe në Shkodër dhe Durrës. Muzikantët pjesëmarrës kanë qenë nga Shqipëria, Greqia, Zvicra, Serbia, Italia, SHBA-ja etj. Këtë vit Vesa Jazz Festival vjen nën organizimin e Rei Jazz Club dhe Teatrit të Metropolit. Festivali vjen më të njëjtën filozofi më të cilën edhe ka nisur, të promovojë muzikën xhaz, tradicional, standard, kreativ, modern dhe bashkëkohor, te të gjithë dashamirësit e tij. Vessa Jazz Festival nis sonte në mbrëmje në Teatrin e Metropolit deri më 16 maj.
Massimo Farao: Xhazi të fal një emocion të bukur
Një prej bashkëpunuesve më të afërt të festivalit të xhazit është pianisti italian i kësaj rryme, Massimo Farao. Ai u shpreh se: për herë të parë kam interpretuar në Shqipëri në muajin shkurt, në Rei Jazz Club. Ne kemi menduar të ngjisim në skenë dhe artistë të rinj, për t`u dhënë një mundësi për të paraqitur aftësitë e tyre, tha Farao. Më tej ai shtoi se: Unë jam pianist italian dhe e bëj këtë zanat qysh prej 25 vitesh. Pra kam kaq kohë që udhëtoj nëpër botë dhe e dua këtë lloj muzike. Xhazi është një muzikë e bukur pasi ka grupe të shumtë, por mund të luash çdo herë me muzikantë të ndryshëm, me të cilët mund të bashkëpunosh , pra gjithmonë mund të kesh bashkëpunime të ndryshme dhe çdo herë risi, muzikë dhe zbavitje e re. I pyetur r xhazin në vendin tonë ai u shpreh se: Ana e mirë është që ky komb është si të thuash një truall i virgjër për muzikën xhaz , dhe ka vullnet për të ardhur dhe për ta parë se çfarë është kjo lloj muzike dhe nëse do të zgjedhë për ta pëlqyer apo jo këtë lloj muzike dhe unë mund të them se mundësitë më të mëdha janë që kjo rrymë të pëlqehet. Në Shqipëri ka një radio të muzikës xhaz, në Itali jo. Pra në kemi më shumë histori koncerte xhazi muzikantë, por një radio që është shumë e rëndësishme nuk e kemi. Në SHBA kanë një kanal televiziv të veçantë për xhazin. Në Itali dhe le të them se në përgjithësi në Evropë nuk ekzisto kjo gjë dhe nuk e di përse. Ka në fakt më shumë koncerte teatro, se në SHBA, por më pak radio dhe tv. Çdo lloj muzike mund të pëlqehet ose jo. Thuhet shpesh se xhazi nuk është i lehtë për t`u kuptuar, por për mua nuk është aspak e vërtetë kjo gjë. Jam i sigurt se për çdo person që dëgjon muzikë ose një koncert me këtë muzikë arrin apo merr një lloj emocioni të bukur.
Në skenë grupet e njohura nga Italia dhe SHBA
Vesa Jazz Festival edhe këtë vit do ti sjelli publikut emra të mirënjohur të kësaj rryme, kështu natën e parë do të marrin pjesë vokalistja Crystal White, pianisti Andre Rea, në kitarë bas Caramelo Lelotta, bateristi Elio Coppola dhe Jerry Weldon. Në natën e dytë përveç Hal Singer do të përformojnë Jerry Weldon, pianisti Massimo Farrao, në kitarë bas Aldo Zunino, bateristi Byron Landham. Data 14 maj do të sjelli në skenë vokalisten Laura Luppi, vokalistin Gian De Martini, i cili është bërë i njohur për publikun shqiptar si fitues i njërit prej edicioneve të Amici, pianisti Massimo Farao, në kitar bas Caramel Lelotta dhe bateri Elio Coppola. Për të vazhduar në dy netët e datave 15,16 me pjesëmarrjen ekskluzive të kitaristit Sandro Gibellini, lider saksofoni Jerry Weldon, piano Andra Rea e Massimo Farao, në kitar bass Aldo Zunnino e Caramel Lelota dhe bateristët Elio Coppola e Byron Landham. Veçoria e festivalit të këtij viti është pjesëmarrja e Hal Singer. Edhe këtë vit nuk do të mungojë tradita e masterklasave rreth xhazit në përgjithësi dhe teknikave të veçanta të tij që do të zhvillohen gjatë gjithë javës.
Last Updated on Monday, 11 May 2009 20:08