Antikiteti i Durrësit pret turistët e huaj
Vlerat antike të qytetit të Durrësit janë vizituar dje dhe nga një numër turistësh të huaj. Kështu kanë qenë rreth 403 turistë ditorë nga Britania e Madhe , të cilët kanë mbërritur dje paradite në portin e Durrësit me kroçerën "Black Prince".
Turistët nga Skocia dhe Anglia vijuan vizitat në grupe me autobusë drejt Krujës dhe Tiranës, ndërsa një pjesë tjetër kanë preferuar të vizitojnë amfiteatrin dhe muzeun arkeologjik të qytetit antik të Durrësit. Kroçera "Black Prince", me një ekuipazh prej 190 vetash ishte nisur nga porti Dockstoun (Skoci) më 3 maj dhe për tre javë radhazi do të zhvillojë një lundrim turistik në disa porte mesdhetare si Venezia, Ravena, Dubrovnik, Ceuta e më pas në Oporto (Portugali). Anija turistike, me gjatësi 145 metra, pas një ndalimi në Kaljar në ishullin e Sardenjës (Itali) ishte nisur dy ditë më parë drejt portit të Durrësit dhe po dje në mbrëmje ajo vazhdoi lundrimin drejt Splitit (Kroaci). Fundjavën e kaluar në Durrës janë ankoruar dhe kroçerat "Arion" me 130 turistë kryesisht nga Rusia si dhe kroçera "Adriana 3" me 188 turisë francezë.
Last Updated on Monday, 11 May 2009 18:48
Last Updated on Monday, 11 May 2009 18:48