E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krerët e shtetit nderime tek Dëshmorët: Sot, ditëlindja e Kombit

TIRANË - Krerët e Shtetit, Presidenti Topi, Kryeministri Berisha dhe Kryeparlamentarja Topalli kanë uruar sot shqiptarët për dy festat e mëdha të vendit, Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit.

Ata vendosën kurora me lule, si çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve si dhe tek monumenti Nënë Shqipëri, ndërsa më vonë mësohet se do të udhëtojnë drejt Vlorës për të kremtuar atje Ditën e Pavarësisë.


Presidenti Topi gjatë ceremonisë tek Dëshmorët u shpreh se "i uroj shqiptarëve për kete te dite te madhe, ne te cilen rikthejme ne memorje vepren e lavdishme te atdhetareve qe luftuan per mbijetesen e popullit shqiptar".


Ndërsa Kryeministri, Berisha e vleresoi 28 Nentorin, si ditelindjen e Kombit. "Sot ne kremtojme ditelindjen e kombit, kremtojme heroizimin luften perpjekjen e shqiptareve ne Luften e Dyte Boterore. Jemi me krenare per historine tone, flamurin me te cilin luftuan qindra e mijera luftetare shqiptare, flamurin per te cilin rane mijera djem e vajza", u shpreh Berisha.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›