E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektet për HEC-et


Sipas Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), organizimi i tenderëve për dhënien me koncesion të dhjetëra hidrocentraleve lokalë, që do të bëjnë të mundur shtimin e prodhimit të energjisë elektrike. Mes këtyre HEC-ve, që janë miratuar për t'u ndërtuar me koncesion, përfshihen pesë hidrocentralet e reja si "Suha 1", "Rrapun 3", "Llanga 1", "Sotirë 1", "Sotirë 2", për të cilët janë bërë të gjitha aplikimet nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e cila është dhe autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion të formës "BOT" (Ndërtim, operim dhe transferim).

Po ashtu, të njëjtat burime zyrtare, numri i kontratave koncesionare me firmat shqiptare dhe të huaja për ndërtimin e HEC-ve vendore arrin në mbi 50 të tilla, me shpërndarje në të gjithë Shqipërinë, të cilat janë miratuar edhe nga qeveria. Investimi total në to arrin në mbi 200 milionë euro, fuqia e instaluar në 216 MË, ndërsa kapaciteti prodhues vjetor i energjisë në 700 GËh/vit. Ndërtimi i HEC-ve është një nga projektet më të rëndësishme të qeverisë, në mënyrë që Shqipëria një herë e përgjithmonë të eliminojë mungesën e energjisë dhe të kthehet brenda një kohe të shkurtër në një eksportues neto të energjisë elektrike.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›