Krerët e shtetit shqiptar, dy festa në një ditë
Krerët më të lartë të shtetit shqiptar bënë një vizitë në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë, për të përkujtuar kështu në një ditë të vetme Pavarësinë dhe Çlirimin. Pas parakalimit të truprojës së nderit, ata vendosën kurora me lule në monumentin "Nënë Shqipëri". Në përshëndetjet e tyre, Presidenti dhe Kryeministri i bën homazh brezave të rënë gjatë luftërave për pavarësi dhe çlirim kombëtar, duke përshëndetur në mënyrë lakonike edhe shqiptarët e Kosovës, meqë zyrtarisht 28 dhe 29 Nëntori janë festa vetëm të Republikës së Shqipërisë. "Shqipëria është sot në këtë ditë të shënuar, në sajë të punës së disa gjeneratave, po në radhë të parë të atyre që arritën të pavarësojnë vendin. Shqipëria luftonte për të mos u dizintegruar dhe sot është në rrugën e saj të integrimit", u shpreh Presidenti. Kryeministri Berisha tha se kjo ditë është ditëlindja e kombit, dita e mirënjohjes së pakufishme dhe përuljes me nderimin më të thellë ndaj atyre që vendosën jetën e tyre në themelet e lirisë dhe pavarësisë që gëzojmë.