Krerët e shtetit urojnë besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Krerët më të lartë të shtetit shqiptar kanë uruar besimtarët myslimanë në ditën e Kubran Bajramit. Presidenti Bamir Topi ka uruar që për të gjithë shqiptarët më shumë begati, paqe dhe solidaritet. Ndërkaq, Kryeministri Berisha një urim të veçantë ka dërguar edhe për besimtarët e Kosovës duke shprehur besimin e plotë se qytetarët shqiptarë vitin tjetër do të jenë më të lumtur në ditën e bajramit të vogël. Edhe opozita ka uruar besimtarët myslimanë në ditën e kurban bajramit. Krytari i asamblesë së Partisë Socialsite Gramoz Ruçi së bashku me kryetaren e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj, kanë përcjellë urimet më të përzermërta. Më herët kreu i LSI-së Ilir Meta ka përcjellë urime drejtë besimtarëve myslimanë për më shumë begati dhe mirësi. Komunitetin mysliman shqiptar e uruan krerët e komuniteteve fetare dhe trupa diplomatike të akredituar në vendin tonë.