Skema ja si i llogarisin bankierët këstet e kredisë
08/12/2008 Rregullorja për transparencën e detyrueshme për bankat e nivelit të dytë
Nëse ju duhet të merrni një kredi në bankë bëni kujdes normat e interesit që ka reklamuar banka. Prej tyre varet sasia e parave që do të paguani në fund të çdo muaji. Bankierët kanë mënyrën e tyre për të llogaritur këstet e kredive dhe janë shumë të zotë për të llogaritur një faturë jo dhe aq të lehtë për xhepat tuaj dhe sa më të favorshme për bankën ku punojnë. Aq më tepër në fund të vitit, kur bankat reklamojnë gjithnjë e më shumë produktet dhe shërbimet e tyre. Për të garantuar transparencën e bankave kundrejt klientëve Banka e Shqipërisë ka nxjerrë një rregullore për llogaritjen e normave të interesit të kredive.
Llogaritë
Punonjësit e bankës duhet të jenë transparentë për të informuar klientin, por një përgjegjshmëri po kaq të madhe kanë edhe vetë klientët. Ata duhet të jenë sa më kërkues. Me anën e shembujve të dhëna në tabelë ju mund të orientoheni se si dhe sa para ju mbahen për një sasi të caktuar parash që ju merrni kredi nga një bankë. Kjo rregullore përcakton edhe shumë detyrime të tjera që kanë bankat e nivelit të dytë, kundrejt klientëve dhe mënyrës se si duhet të orientojnë shërbimet që ofrojnë ndaj tyre. Kështu nëse ju merrni 1 mijë euro kredi në një bankë të nivelit të dytë me afat 1-vjeçar shlyerje ju i jepni bankës 88 euro përgjatë kësaj kohe, sipas shembullit përkatës. Por çdo gjë varet nga interesi që banka ofron dhe nga monedha në të cilën merret kredia. Detyrimi juaj në fakt nuk është vetëm ky. Sepse në të vërtetë banka ju mban një shumë të caktuar si detyrim shërbimi.
Rregullorja
Të gjitha bankat e nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë, të cilat numërohet të jenë 16 deri në fund të këtij viti, duhet të zbatojnë rregulloren gjatë dhënies së kredive. Ato detyrohen që të realizojnë një llogaritje të normave të interesit me anë të një metodike të caktuar. Ky interes duhet që t’i bëhet i ditur klientit dhe të jetë pjesë e kontratës që duhet të lidhet me bankën. Prandaj bëni shumë kujdes edhe gjatë leximit të kontratës. Ndoshta detyrimi me të cilin ju ngarkon banka është i shkruar, por ju e keni anashkaluar. Rregullorja e nxjerrë nga BSH është që mungonte deri tani për rregullimin e marrëdhënieve kontraktuale. Për këtë arsye është nxjerrë edhe një rregullore tjetër për marrëveshjet e riblerjes, që pritet të vihet shumë shpejt në funksionim. Klientët e bankave shpesh nuk marrin informacionin e duhur për shkak të mos bërjes transparente nga ana e punonjësve të bankës, për kushtet e dhënies së një kredie. Rregullorja parasheh ndryshime në normat mbikëqyrëse për ekspozimet e mëdha në përputhje me përcaktimet e ligjit “Për bankat”, vendosen disa kufizime për kredidhënien e bankës ndaj personave me një marrëdhënie të veçantë me të, bëhen përcaktime të kolateralit, që do të njihet si element zbritës në llogaritjen e këtij ekspozimi, si dhe përjashtohen apo përfshihen në shuma të reduktuara, disa marrëdhënie në aktiv dhe angazhime jashtë bilancit të bankës me persona/klientë ose grup personash/klientësh të lidhur, për qëllime të llogaritjes së ekspozimit të madh. Në rregullore përcaktohen gjithashtu kërkesa mbikëqyrëse e raportuese lidhur me monitorimin e vazhdueshëm të ekspozimeve të mëdha. Rregullorja e re vjen në një kohë që kemi një rritje të madhe të kredisë së keqe në sistem.
Për nxitjen e punësimit dhe konkurrencën.
Ndihmë 85 milionë lekë
për ndërmarrjet vendase
Rreth 85 milionë lekë do të jetë ndihma e ofruar për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga Qeveria për nxitjen e punësimit dhe rritjen e konkurrueshmërisë mes tyre. Bëhet fjalë për programet që shteti financon nëpërmjet kredidhënies ndaj bizneseve. Gjatë këtij viti programi për mbështetjen e rritjes së konkurrueshmërisë së kompanive eksportuese u financua me një fond buxhetor prej 25 milionë lekësh. Krahas tij, një fond tjetër po përdoret për mbështetjen buxhetore për linjat e kreditimit të SME-ve. Ndërsa vitin e ardhshëm Qeveria parashikon që të mbështesë programet e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) me anë të një kredie që do të merret nga shteti italian me vlerë 85 milionë lekë. Ekspertët shpjegojnë se SME-të vlerësohen si nxitëse të rritjes së nivelit të punësimit dhe si rezultat në uljen e nivelit të varfërisë. Nisur nga ky fakt, SME-të janë përfshirë në një program zhvillimi të shpejtë 5-vjeçar të Ministrisë së Ekonomisë, i cili synon rritjen e konkurrueshmërisë së tyre në tregun vendas si dhe në atë rajonal. Deri në vitin 2013 parashikohet realizimi i disa objektivave në terma afatmesme dhe afatgjata, ku ndër më kryesoret janë rritja e numrit të të punësuarve me 5% në vit, rritja me 15% e numrit të ndërmarrjeve në vit, rritja e kreditimit dhe e aftësisë mikrokredituese gjatë 4 viteve me 3-4 herë më shumë, si dhe ngushtimi i vazhdueshëm i sektorit informal. Me anën e rritjes së nivelit të konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare nxitet nga funksionimi i Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë (MTL) dhe CEFTA në rajon. Ky mbetet synim parësor për Qeverinë, e cila e ka përfshirë këtë sektor në një program specifik për dy vitet në vijim. Sipas ekspertëve të Ministrisë së Financave, kjo kredi synon inkurajimin e bizneseve të vogla dhe të mesme si dhe mikrondërmarrjeve drejt zhvillimit të tyre, në kuadër të hapjes së tregjeve, nëpërmjet programeve për mbështetjen e SME-ve. SME-të zënë 99,5% të numrit të përgjithshëm të bizneseve ndërmarrje private aktive dhe kontributi i këtij sektori është rreth 64 për qind i Prodhimit të Brendshëm Bruto, si dhe rreth 66 për qind në punësim.