E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet e prodhimit në tremujorin e tretë rriten me rreth 0.2%



Në tremujorin e tretë të vitit 2008, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 111.7 për qind, duke shënuar një rritje prej 0.2 për qind kundrejt tremujorit të dytë 2008. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, industria nxjerrëse shënoi një rritje me 6.1 për qind. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve të produkteve në aktivitetet: “nxjerrja e produkteve energjetike” me 7 për qind dhe ”nxjerrja e produkteve joenergjitike” me 2.2 për qind. Por referuar të dhënave, indeksi i çmimeve të prodhimit në degën “industri përpunuese” shënoi ulje me 0.2 për qind. Brenda kësaj industrie mund të përmendim uljen e çmimeve në aktivitetin “industria ushqimore” me 4.0 për qind dhe konkretisht ulja e çmimeve të prodhimit të artikujve ushqimorë dhe pije me 4 për qind. Indeksi i çmimeve në aktivitetet, "industria tekstile", "botimi, shtypshkronja" kanë shënuar rritje, përkatësisht me 0.8 për qind dhe 1.9 për qind. IÇP-ja u rrit edhe për produktet vendase me rreth 0.3 për qind krahasuar me tremujorin e dytë 2008. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve në aktivitetet "industria nxjerrëse" prej 6.2 për qind, "industria tekstile dhe veshjeve" prej 0.8 për qind. Indeksi i Çmimeve të Eksportit arriti 114.3 për qind, duke shënuar një rritje prej 1.3 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve në aktivitetet: "industria ushqimore" me 0.2 për qind, "prodhimi i drurit dhe artikujve me dru" me 2.3 për qind si dhe "industria tekstile dhe e veshjeve" me 0.8 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›