Triptiku i Xhakomo Puçinit premierë në TOB
Vepra e Xhakomo Pucinit ka mbërritur në këtë 55 vjetor të institucionit ndër më të rëndësishmit kulturor në vend. Premiera Triptiku e Xhakomo Pucinit është e dyta e një niveli të këtill, që vjen në këtë sezon artistik. Një vepër që sjell emocion, përmes zërave më perfaqesues të teatrit, por nëpërmjet një bashkëpunimi dhe me artist Italian . Kështu kjo vepër vjen në kuadër të një bashkëpunimi me Fondacione Teatro Lirico G.Verdi-Trieste. Nën regjinë e Nikolin gurakuqit janë impenjuar të gjithë artistët solistë të TOB. Është një vepër që të rrëngjeth me tëmën e saj. Një realitet dashurues që të bën të ngelësh aty dhe të ndjekësh hap pas hapi interperetimin professional të artistëve. Sahap Cuneyt Unsal, Armando Kllogjri, Erlind Zeraliau apo Sonila Baboci, Shpresa Beka dhe shumë artistë të tjerë sjellin një lojë zërash dhe aktrimi të një niveli të lartë ashtu sikurse dhe vepra. Xhakomo Pucini e e vendosi pjesën e Kopotës në një muzg mbi lumen Senë në një varkë të vjetër. Mikele dhe Zhorzheta cifti, mardhënie të cilit ngrihet mbi dyhsimet e Mikelës se gruaja e tij e tradhëton në vazhdimësi. Gjitnjë e më tepër Mikele kërkon të dijë se kush është I dashuri I gruas së tij duke menduar dhe për një hakmarrje gjakatare. Luixhi në orët e vona duke parë dhe dritat e ulura në varkë hidhet në të duke kujtuar se do të takojë të dashurën e vetë, por përfundon në kthetrat hakmarrëse të Mikelës. Ai e detyron që Luixhi të pranojë dashurinë e tij me gruan e vetë dhe pasi ai e pohon këtë, ai e mbyt. Zhorzheta vjen në kuvertë dhe kur i afrohet Mikeles, si hap kapotën dhe lë të bjerë trupin e pajetë të Mikeles, duke dëshmuar hapur krimin e tij. Ajo cka sjell kjo vepër të vecantë këtë herë është vendosja e saj në një këndvështrim të ri skenografik. Platon Bardhi ka realizuar një korëografi ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim në shfaqët e TOB. I përputhet paralelisht ndjesisë që kërkohet të sjellë kjo vepër tek publiku dhe e nderthurur në të gjithë komponentët e sajë, sjell një emocion dhe kulturën e gjallë që ka lënë pas Xhakomo Pucini.