Krerët lokalë të PSish-kryepolici Ndreu"fiton" Tiranën
TIRANE-Pjerin Ndreu, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u zgjodh sot kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën.
Procesi i votimit të fshehtë u mbajt sot në Akademinë e Arteve, ku 280 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste votuan me 116 vota pro kandidatin Pjerin Ndreu kryetar të PS të Tiranës, kurse kundërshtari Bledar Doracaj, anëtar i forumeve të PS, mori vetëm 39 vota.
Ndreu, ish-zyrtar i lartë i policisë së shtetit do të marrë drejtimin e degës së partisë për kryeqytetin.
Kjo degë deri më tani ishtë drejtuar nga deputeti Besnik Baer. Sipas statutit të PS, kryetari i Partisë për Tiranën, do të jetë automatikisht edhe anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Procesi zgjedhor per kreret lokale te PS, që pritet të vijojë intensivisht edhe sot e nesër, në disa rrethe kryesore është karakterizuar nga pjesëmarrje e lartë e anëtarëve të Asambleve të zonave, sipas të dhënave zyrtare, të ardhura nga selia qendrore e PS-së.
Në këto zgjedhje, PS ka tentuar që të sjellë një frymë të rinjsh, të cilët edhe pse jo me ndonjë eksperiencë drejtimi në krye të degëve lokale, janë vlerësuar për kontributet që kanë dhënë në momente të caktuara brenda kësaj partie.
Po sot, pritet që të zgjidhen kryetarët e Kukësit, Pukës, e të tjera rretheve, ndërsa të hënën mbeten të tjera rrethe kryesore si Berati, Durrësi, Shkodra.
Krerët e rinj që po zgjidhen, do të drejtojnë bazën socialiste, në një periudhë të vështirë, pasi vitin tjetër do të jenë zgjedhjet e pushtetit vendor, të cilat janë tepër të rëndësishme për PS-në, e cila i humbi zgjedhjet parlamentare të 2009.
(d.b/BalkanWeb)