Në panik për zgjedhjet vendore, Rama futet në tender për të blerë oktapodin orakull Paul

Një krizë e re ka trokitur në dyert e selisë rozë, teksa shkak për këtë është bërë një orakull me banim në Gjermani, i cili është i prirur për zbardhjen e rezultateve, çka do të thotë një parashikim i të ardhmes. Dyshimet e forta për rezultatin dhe koalicionin fitues të zgjedhjeve të ardhshme vendore, po detyrojnë Edi Ramën, të ndjekë me vëmendje ecurinë e parashikimeve të orakullit Paul, oktapodit të famshëm që po mahnit botën e futbollit, por mësa duket do shkojë edhe më gjërë... Një nga protagonistët më të shquar të edicionit të 19-të të Kupës së Botës, që po zhvillohet në kontinentin afrikan, është pikërisht Paul-i, i cili me parashikimet e tij për ndeshjet e botërorit, është kthyer në një makth për miliona tifozë ane mbanë botës, por edhe një shok më vete për mijëra bastexhinj, por kjo ka shkuar edhe më larg, pasi jehona e tij është ndjerë fuqishëm dhe në vendin tonë, teksa politika është vënë në lëvizje për të “strehuar” orakullin. Mësohet se në ambientet e selisë rozë, po diskutohet gjerësisht për Paul-in, pasi siç është shprehur kryetari Rama, duhet bërë gjithçka që orakulli të jetë në dorë të opozitës nga frika se mos e rrëmbejnë më parë ata të tjerët...E gjithë kjo, pasi siç jemi mësuar, Pauli është në gjendje të zbardhë rezultatin e një përballje, madje dhe të përcaktojë ekipin apo formacionin triumfues. Temë kjo mjaft e nxehtë që ka ngatërruar pas vetes edhe përfaqësues të lartë të politikës së Bashkimit Evropian, madje një pjesë e mirë të cilëve kanë ofruar dhe strehim politik, apo edhe për të ditur rezultatin e përballjes politike, apo qoftë dhe për të bërë të tyren një gjallesë të botës nën ujore, që është në gjendje t’i paraprijë rrezikut, por edhe të ekzaltojë të paramenduarin si fitues. Pikërisht kjo, ka futur një tmerr në ri në arenën e humbjeve të kryesocialistit Edi Rama, i cili për të ditur rezultatin e tij në zgjedhjet e ardhshme lokale, ka vënë në dispozicion gjithçka për të përvetësuar Paulin. Hezitimi për marrjen e një vendimi dhe kthimin e tij në veprim korrekt për nisjen nga puna me mazhorancën për reformën zgjedhore, mësohet se ka si prapaskenë daljen në “fushën e blertë të politikës” të orakullit Paul, për të cilin dyshohet se mund të jetë dhe një oportunitet i nevojshëm dhe për politikën. Ndaj edhe kryesocialisti, mendohet të verë në dispozicion shuma të majme të hollash, për të strehuar në selinë rozë, orakullin Paul, por nuk dihet fati i tij, në rast se mes dy formacioneve politike, ai do ta tradhëtojë Edi Ramën në përzgjedhjen e tij dhe duke ditur se shumë pranë Selisë Rozë ndodhet edhe një Restorant...
...