Kreret shqiptaret, garanci Krasniqit: Pavaresia e Kosoves, e pakthyeshme
Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, zhvilloi dje nje vizite zyrtare ne vendin tone. Fillimisht kryeparlamentari i Kosoves, zhvilloi nje takim me homologen e tij shqiptare, Jozefina Topalli. Ne kete takim Topalli tha se Shqiperia dhe Kosova po jetojne momente historike. "Kosova ndodhet perpara proceseve te medha, ashtu si edhe Shqiperia, e cila eshte ne nje vit shume te rendesishem, ku pritet heqja e vizave dhe opinioni i KE-se per statusin e vendit kandidat", u shpreh ajo. Parlamenti i Shqiperise, vijoi kryeparlamentarja, ka miratuar kete periudhe rreth 116 ligje, si dhe ka plotesuar cdo detyrim per heqjen e vizave. Sipas saj, paralelisht po lobohet me vendet e BE-se per nje vendim sa me te shpejte per kete ceshtje. Ne nje tjeter takim, kryeparlamentari Krasniqi u prit nga kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha. Pasi i uroi perzemersisht mireseardhjen, Berisha vleresoi se tashme Kosova eshte shnderruar dhe po konsolidohet perdite ne nje faktor te rendesishem paqeje dhe stabiliteti ne rajon. Nga ana tjeter, kryeparlamentari Krasniqi vleresoi lart kontributin e kryeministrit Berisha dhe te qeverise shqiptare, per mbeshtetjen dhe ndihmen e jashtezakonshme qe i kane dhene ne vazhdimesi Kosoves, si ne procesin e njohjes se pavaresise, ashtu edhe ne forcimin dhe konsolidimin e marredhenieve te bashkepunimit ne te gjitha fushat, ne dobi te te mires se te dy vendeve dhe qytetareve te tyre. Ne takim u vleresua ecuria pozitive e procesit te njohjes se pavaresise se Kosoves, duke theksuar se pavaresia e Kosoves eshte dhe mbetet e vetmja rruge per paqe dhe stabilitet te qendrueshem ne rajon. Ne vijim te takimeve te tij, zyrtari i lart kosovar u prit edhe nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi. Duke shprehur vullnetin per rritjen e nivelit te marredhenieve te gjithanshme midis Shqiperise dhe Kosoves, te cilat deri tani kane vijuar te zhvillohen me sukses, kreu i shtetit, vleresoi ecurine normale te zgjedhjeve lokale ne Kosove, si te parat pas dy viteve te shpalljes se pavaresise, te organizuara nga vete institucionet e Kosoves, te cilat konfirmuan pjekurine dhe vizionin largpames te udheheqjes politike dhe tere shoqerise kosovare. Gjate takimit, te dy bashkebiseduesit vleresuan perkushtimin e dy vendeve tona ndaj vlerave dhe aspiratave te perbashketa euroatlantike. Gjithashtu, Presidenti Topi, duke e vene theksin tek fakti qe "Pavaresia dhe njohja e Kosoves eshte e pakthyeshme", e siguroi Krasniqin se Shqiperia ka mbeshtetur fuqishem dhe do te vazhdoje te mbeshtese Kosoven politikisht ne arenen nderkombetare qe me shume vende ta njohin ate.