E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Hysa "Mbeshtetje Kosoves ne gjithe territorin"

Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, priti dje koordinatorin e qeverise se Republikes se Kosoves per zbatimin e Strategjise per Veriun e Kosoves, Ylber Hysa. Zhvillimet me te fundit ne Kosove, me theks te vecante Strategjia per Veriun e Kosoves dhe angazhimi i qeverise dhe faktoreve te tjere per zbatimin e saj ishin temat kryesore qe u trajtuan ne kete takim. Duke shprehur bindjen e thelle se tashme, Kosova e pavarur eshte nje realitet i pakthyeshem, Meta theksoi se eshte pikerisht ky realitet qe ka krijuar nje klime te re dhe te shendetshme ne fushen e sigurise, te ekonomise, te marredhenieve nderetnike jo vetem ne Kosove, por ne krejt rajonin tone. Mesditen e djeshme kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, priti ne nje takim koordinatorin e qeverise se Kosoves per Veriun. Hysa pasi e falenderoi per pritjen, vleresoi qendrimin parimor dhe konstant te qeverise shqiptare. "Qeveria shqiptare do te vazhdoje, ashtu si edhe deri me sot, te mbeshtese qeverine legjitime kosovare, ne te gjitha aspektet e jetes ekonomike, politike dhe shoqerore, ne te gjithe territorin e saj", u shpreh Berisha, gjate takimit me zyrtarin kosovar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›