"Gjermania vleresoi progresin e Shqiperise, gati investimet"
Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, i pyetur nga gazetaret ne lidhje me viziten e fundit ne Gjermani, ai tha se vizita e fundit zyrtare e Presidentit te Republikes, Bamir Topi ne Gjermani, ishte jashtezakonisht e rendesishme dhe shume konstruktive. Ai tha se kjo vizite tregon se raportet mes Shqiperise dhe Gjermanise jane, do te thosha pa hezitim, te shkelqyera. Sipas tij, jane marredhenie te cilat perparojne dhe progresojne ne te gjitha nivelet, edhe ne nivelet me te larta sikurse e tregoi edhe kjo vizite. "Gjermania, jo vetem qe vlereson progresin e Shqiperise ne te gjitha drejtimet, por eshte e qarte edhe nga takimi qe ne patem me perfaqesuesit me te medhenj te biznesit gjerman, te bankave gjermane, te industrise gjermane, se tashme Shqiperia eshte nje terren teper i preferuar per keta investitore, per arsye sepse eshte nje vend qe ka shenuar nje progres teper te dukshem, por njekohesisht qe ka marredhenie te shkelqyera me te gjithe fqinjet, dhe permes Shqiperise shihet mundesia per te zgjeruar investimet ne te gjithe rajonin", u shpreh Meta.