Kreshnik Qato "Shqiponja e Botës"

06/03/2005 Boksieri ynë fiton titullin e madh, Kampion Bote, në peshën e mesme, 75 kilogram
Dje, për herë të parë në historinë e boksit shqiptar, në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit, boksieri ynë Kreshnik Qato ka fituar titullin "KAMPION I BOTËS" në peshën 75 kilogram. Dje, për herë të parë Shqipëria nxorri një "Luan Krasniqi" të dytë, një kampion që tashmë boksin profesionistshqiptar e vendos përballë botës më të përparuar. Rivali i Qatos ka qënë ukrainasi Rizvan Mogamedov, një "dinak" që nuk u dorëzua deri në raundin e 12-të, pas shumë "prag - cnockdauni" që kaloi në raundet e tjerë. Entuziazmin e "Ramazan Njalës" Qato arriti t'a shpërblejë vetëm me pikë, 120:108, por edhe kështu kjo është një fitore e madhe. Në raundin e 5-të, të 9-in dhe të 12-in, Qato ka qënë praën fitores, por ukrainasi nuk u rrëzua në asnjë rast, duke shfrytëzuar litarët e ringut. Gongu asnjëherë nuk dha shijen e fitores pa kaluar te pikët, pa përfunduar raundi i 12-të, sepse ishin dy "gjigandë" që nuk kishin ardhur rastësisht në këtë "duel" profesionistësh. Në dy sete, sipas tre gjyqtarëve, Mugamedov arriti të kalonte përpara me pikë, por vetëm kaq ishte kjo sfidë e tij në Durrës, sepse në 36 minutat e dyluftimit, ai mbeti inferior por edhe "dinak", që nuk e lëkundi në asnjë rast Kreshik Qaton. Të tre gjyqtarët e ndeshjes dhanë të njejjtin vlerësim pikësh, 120:108, duke treguar se kjo fitore nuk ishte e pamerituar. Bukur Qato, tashmë Shqipëria do të ketë "shqiponjën" e tij në ringun botëror. Urime!
"Jam shumë i lumtur që arrita të fitoj këtë titull të madh pikërsiht në qytetin tim, Durrësi, e pikërsisht në atdheun tim, Shqipërinë. Përveç këtyre emocioneve, për mua ky titull tashmë e hap edhe më shumë rrugën time në boksin profesionist, ku mendoj se duhet edhe më shumë punë që të fitohen edhe sfida të tjera, me kundërshtarë të tjerë. Falenderoj të gjithë që emrin timë në këtë ndeshje e bashkuan me Atdheun tonë, Shqipërinë".