Wollfarth dhe amb. e BE ndjekin bashkë përfundimin e procesit të votimit
TIRANË- Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth pak para se të përfundonte procesi i votimit në të gjithë qendrat e votimit e vendit mblodhi në një takim në “Hotel Sheraton” ambasadoret e BE-së të akredituar në Tiranë.
Në qendër të takimit mësohet të ketë qenë situata zgjedhore si dhe ndjekja e përfundimit të procesit të votimit.
Nga zyrat e shtypit të OSBE u mësua se takimi ka qenë informal dhe është bazuar vetën në mbarëvajtjen e procesit ndaj për këtë arsye nuk pati asnjë deklaratë nga ana e pjesëmarrëve.
Të pranishëm ishin edhe kryetarja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it Conny Mccormack, kryetari i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së Roberto Battelli, ambasadori amerikan Alexander Arvizu dhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian Ettore Sequi.
I pari që është larguar nga takimi i zhvilluar nga ora 16 : 45 deri në 19:30 ka qenë ambasadori Sequi.
(e.m/BalkanWeb)