Shakaja e nxenesit: Bombe ne shkolle
Alarm i rreme per vendosje bombe ne shkollen e mesme profesionale "Ali Myftiu" ne Elbasan. Nje telefonate anonime ne sallen operative ka vene ne alarm policine e ketij qyteti. Sipas telefonuesit ne ambientet e shkolles ishte vendosur nje bombe, e cila do te shperthente rreth ores 11:00. Policia eshte angazhuar menjehere pas marrjes se njoftimit. Ne vendngjarje kane shkuar dhjetera uniforma blu. Operacioni eshte udhehequr nga shefi i komisariatit, Gjelosh Prendi dhe drejtori i Policise, Arben Hyseni. Policia ka evakuuar me kujdes nxenesit, duke i nxjerre jashte territorit te shkolles. Me pas ka filluar kontrolli i imtesishem ne te gjithe godinen. Pas me shume se nje ore kontrolli, policia nuk ka gjetur asnje objekt te dyshimte. Krahas punes per gjetjen e mjetit luftarak eshte organizuar edhe plani per identifikimin dhe kapjen e autorit te telefonates. Policia ka mundur te regjistroje numrin e telefonit celular nga kishte ardhur sinjalizimi. Me pas, agjentet kane arritur te identifikojne edhe autorin qe kishte kryer telefonaten. Sipas te dhenave te para hetimore, njoftimi per vendosje bombe eshte kryer nga nje nxenes i vitit te dyte te kesaj shkolle. Ai ka marre telefonin e shokut dhe ne fshehtesi ka bere nje "shaka" me policine, duke e njoftuar per nje bombe ne ambientet e shkolles.
Fatos Salliu
Fatos Salliu