E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali seksual, identifikohen tre vajza

Aleksander Ndoja

Tre vajza, njera prej te cilave e mitur, jane identifikuar gjate hetimeve ne lidhje me skandalin e shfrytezimit te prostitucionit brenda qelive te burgut te sigurise se larte ne Burrel. Nderkohe qe hetuesit pritet te marrin ne pyetje ish zyrtaret e institucionit gjate periudhes per te cilen dyshohet se eshte kryer ky aktivitet i paligjshem. Po keshtu jane zbuluar disa prej seksereve qe siguronin vajzat dhe u jane marre deshmite. Burime prane ketij burgu konfirmojne se prej disa ditesh jane sekuestruar te gjitha kartelat me emrat e vajzave dhe grave qe kane vizituar te afermit e tyre gjate nje viti. Te gjithe emrat jane vene ne "site", nderkohe qe konfirmohet se lista e atyre qe kane kaluar pragun e sigurise se larte me dokumente te rreme shkon me shume se 10. Nderkohe per disa seksere, nje metode e tille ka qene e zakonshme. "Jam ne dijeni, thote njeri prej tyre se P. M., nje vajze e madhe ne moshe, disa here ka perdorur certifikata te ndryshme per te vizituar nje mikun e saj ne burg, pasi ai i kishte premtuar se, pasi te lirohej do te martohej me te. Por, kjo nuk u realizua, pasi i burgosuri sapo u lirua iku ne punen e tij, pa menduar per sakrificen e saj permes certifikatave false, ne te cilen shenohej se ishte e martuar me te". Nderkohe qe po merren ne pyetje shume prej gardianeve qe kane dijeni per nje lloj tjeter "fletehyrje" ne kete burg. Tashme eshte arritur ne perfundimin se ne disa raste kane hyre vajza, te cilat eshte shume veshtire per t'u identifikuar, pasi ato jane paraqitur me dokumente te rreme. Megjithate, grupi hetimor duket se ka percaktuar tre prej vajzave, qe kane arritur te lene "gjurme" ne kete burg. Sipas disa burimeve, dy prej tyre jane nga zona e Lezhes, nderkohe qe ne ditet ne vijim do te merren ne pyetje per te zbardhur menyren e depertimit te tyre ne qelite e qejfit te burgut me te vjeter ne Shqiperi, ate te Burrelit. Por, kjo ka bere qe grupi hetimor te tregohet shume i rezervuar ne nxjerrjen e informacionit per te mos cenuar privatesine e ketyre vajzave. Ende nuk eshte marre ne pyetje ish-drejtori i ketij burgu, Shyqyri Dushku, i cili ka qene ne kete detyre gjate lulezimit te ketij fenomeni, por, sipas burimeve, kjo pritet te ndodhe ne ditet ne vijim. Burime nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve pohojne se revolta e disa diteve me pare ne burgun e sigurise se larte ne Burrel ka ardhur si pasoje e prishjes se rehatit, te cilin te burgosurit e kishin siguruar prej disa kohesh. Prishja e gjumit ne mengjes sipas rregullores, kontrollet e herepashershme ka qene edhe arsyeja qe coi ne revolte. Burime nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka bere te ditur dje se te burgosurit e seksionit B te ketij burgu nuk kane qene dakord me rregulloren e brendshme ne kete burg, e cila po zbatohej rreptesisht pas arratisjes qe ndodhi rreth nje muaji me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›