Kreshnik Spahiu: Koalicion me kushtet tona, ndryshe dalim vetëm në zgjedhje
Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu deklaroi kushtet për të hyrë në koalicion për zgjedhjet e 23 qershorit, në atë që e quajti pakti historik kombëtar.
“Kërkojmë rikonfigurim të mekanizmit elektoral dhe përfshirje të përfaqësuesve të Aleancës në KQZ, KZAZ dhe në grupet e numërimit; kërkojmë ndryshimin e sistemit zgjedhor në proporcional kombëtar të korrektuar, kërkojmë marrëveshje politike për miratimin e një strategjie dhe platforme për heqjen e doganave mes Kosovës dhe Shqipërisë; kërkojmë reformë kushtetuese në sistemin e drejtësisë, marrëveshje politike për të standardizuar demokracinë parlamentare nëpërmjet kufizimit të mandateve politike, në jo më shumë se dy mandate dhe marrëveshje politike për ndarjen e tre pushteteve dhe pavarësinë e tyre”, tha Spahiu.
Në deklaratën e tij, Spahiu theksoi se AK nuk tërhiqet nga asnjë prej kërkesave, që kanë si qëllim ndërtimin e një Shqipërie tjetër.
23 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Kreshnik Spahiu: Koalicion me kushtet tona, ndryshe dalim vetëm në zgjedhje burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email