E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, konferencë për Shqipërinë, Moore: Zgjedhje me standarde, mosfunksionimi i KQZ i rrezikshëm

Gazeta Shqip

johnatan mooreDrejtori i DASH, Jonathan Moore, ka deklaruar nga Uashingtoni gjatë një konference kushtuar zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri ka bërë apel që zgjedhjet të arrijnë standardet demokratike ndërsa ka theksuar se mosfunksionimi i KQZ-së rrezikon zhvillimin normal të tyre.

Zgjedhjet janë të rëndësishme për demokracinë dhe progresin. Shpresoj që zgjedhjet të arrijnë standardet demokratike, pasi ato janë test për demokracinë. Mos funksionimi i KQZ-së rrezikon zhvillimin e zgjedhjeve. Kur isha unë në Shqipëri, KQZ-ja ishte me 5 anëtarë, ndërsa tani ka mbetur vetëm me tre. KQZ duhet të funksionojë si duhet, – u shpreh Moore.

Ndërkohë, në këtë konferencë ka folur edhe Rob Benjamin nga Instituti Demokratik Ndërkombëtar për Çështje Ndërkombëtare i cili gjithashtu bëri thirrje për zgjedhje demokratike dhe të pranueshme nga të gjithë ndërsa duke iu referuar situatës aktuale në institucionin më të lartë zgjedhor u shpreh se KQZ nuk është një parti politike.

Po e monitorojmë procesin zgjedhor, partitë politike do jenë ato që do fitojnë zgjedhjet, por në të njëjtën kohë ato duhet të zbatojnë ligjet, duhet të nominojnë anëtarët në KQZ dhe procesi të jetë transparent. KQZ nuk është një parti politike, por institucion që administron zgjedhjet. Nëse nuk bihet dakord dhe vendos Parlamenti ato që duhet të vendosë KQZ-ja, kjo nuk është një rrugë e mirë, deklaroi Benjamin.
23 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

SHBA, konferencë për Shqipërinë, Moore: Zgjedhje me standarde, mosfunksionimi i KQZ i rrezikshëm burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›