E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreshnik Spahiu jep dorëheqjen

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshik Spahiu, njoftoi para pak momentesh në një konferencë shtypi, dhënien e dorëheqjes së parevokueshme.

Më datë 13 shkurt, komisioni hetimor parlamentar pritej të publikonte një raport për shkeljet që Spahiu ka bërë gjatë detyrës, duke u marrë me Aleancën Kuqezi, por tre ditë përpara, Spahiu është larguar nga posti pa pritur që të merrej një vendim nga Parlamenti ndaj tij.

“Kam vendosur të largohem nga detyra e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të lënë Gjykatën Kushtetuese që të vendosë në lidhje me akuzat që kërkojnë të njollosin emrin tim. Megjithatë, dua të bëj të qartë që nuk do të rikthehem në këtë rol edhe në rast Gjykata do të vendosë në favorin tim”, tha Spahiu.

Ai u shpreh më tej se ka qenë në vijimësi nën presion të vazhdueshëm nga pushteti, duke nisur nga viti 2008. “Që korrik 2008 nisi udhën një konflikt pushtetesh, kur ish ministri i Drejtësisë kërkoi mandatin tim, do të kalonin 3.5 vite përpjekje, debate për të zgjidhur konfliktin e mosndërhyrjeve të pushtetit ekzekutiv me gjyqësorin. Për tre vite kishim një Kuvend që paralizoi reformën në drejtësi. Reforma u paralizua për shkak të krizës politike në kuvend, sikur të mos mjaftonte kjo që mbajti peng gjithë shtetin dhe refuzimin e statusit, Kuvendi do të miratonte një sërë aktesh që cenonin integritetin territorial dhe identitetin tonë kombëtar”, u shpreh ai.

/vijon../

                                                                                             2012-02-10 09:47
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›