Kreshnik Spahiu lë pas derës së KLD-së, gjyqtarët e Shkollës së Magjistraturës
Bllokohet emërimi i 10 gjyqtarëve magjistratë, shpërfillet e injorohet apeli i presidentit
Anëtarë të KLD-ës, që ishin pro emërimit të kandidatëve magjistratë, e lidhën këtë kundërshtim të Kreshnik Spahiu, me tendencën e tij për të monopolizuar dhe për ti bërë pjesë të pazareve emërimin e gjyqtarëve. Sipas tyre, Kreshnik Spahiu, nuk kishte shpallur “çeljen e tenderit”, për vendet vakante. Ai e di se me emërimin e magjistratëve, i bie vlera vetë atij, si “njeriu i rëndësishëm” i KLD-ës, sikurse e ka shitur veten, i cili ai dhe vetëm mund të vendosë për emërime gjyqtarësh, komentuan dje, anëtarë të KLD-ës, kundërshtimin e Spahiut edhe ndaj mesazhit të Topit...
TIRANE – Kreshnik Spahiu, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), ka shfuqizuar dje deklarimin e kryetarit të këtij institucionit, Presidentit Bamir Topi, ndërsa ka dirigjuar dhe realizuar bllokimin e emërimit të 10 magjistratëve, si gjyqtarë në disa gjykata të vendit, që kishin shpallur vendet vakante.
Anëtarë të KLD-ës, që ishin pro emërimit të kandidatëve magjistratë, e lidhën këtë kundërshtim të Kreshnik Spahiu, me tendencën e tij për të monopolizuar dhe për ti bërë pjesë të pazareve emërimin e gjyqtarëve. Sipas tyre Kreshnik Spahiu, nuk kishte shpallur” çeljen e tenderit”, për vendet vakante. Ai e di se me emërimin e magjistratëve, i bie vlera vetë atij, si njeriu i rëndësishëm i KLD-ës, sikurse e ka shitur veten, i cili ai dhe vetëm mund të vendosë për emërime gjyqtarësh, komentuan dje, anëtarë të KLD-ës, kundërshtimin e Spahiut edhe ndaj mesazhit të Topit..
Kundër këtij vendimi reagoi dje edhe Ministria e Drejtësisë.
“Ky votim dëmton funksionimin e Shkollës së Magjistraturës dhe ka efekte edhe në funksionimin e pushtetit gjyqësor sepse sipas ligjit “Për Shkollën e Magjistraturës”, emërimi këtyre gjyqtarëve duhej bërë që në Tetor dhe me ligj ata kanë të drejtën e pagesës së plotë deri në ditën e emërimit. Ministri i Drejtësisë nga ana e tij e ka realizuar detyrimin ligjor të tij dhe rrëzimi i propozimit të tij nga KLD lë në pritje kandidatët që për t’u emëruar gjyqtarë kanë ndjekur procedurën e konkurrimit dinjitoz dhe të arsimimit në Shkollën e Magjistraturës, komentuan më tej një pjesë e anëtarëve të KLD-ës< bënte të ditur nëpërmjet një njoftimi për shtyp Ministria e Drejtësisë.
Kreshnik Spahiu rrëzon magjistratët
Në mbledhjen e djeshëm të KLD-ës, pika e dytë e rendit të ditës së saj ishte emërimi i studentëve të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës të profilit gjyqtar në zbatim të ligjit “Për Shkollën e Magjistraturës”.
Nga ana e Ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, njëherazi edhe anëtar i KLD-ës, në përmbushje edhe të detyrimit ligjor që buron nga neni 20 i ligjit nr. 8811 “Për Shkollën e Magjistraturës”, u propozuan 10 vende vakante, aq sa edhe është numri i të sapodiplomuarve në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2007 - 2008.
Këto vende vakante, janë propozuar konkretisht në gjykatat e rretheve gjyqësore Lezhë, Kavajë, Korçë, Lushnjë, Fier e Shkodër.
Propozimi i mësipërm i Ministrit të Drejtësisë u bazua ne faktin se me anë të caktimit të këtyre vendeve vakante, do të jepej një mesazh i qartë për promovimin e gjyqtarëve që përfundojnë Shkollën e Magjistraturës, të dhënies së rëndësisë së veçantë që Shkolla e Magjistraturës duhet të zërë në sistemin e drejtësisë dhe në ruajtjen e mëtejshme të mundësisë reale për të gjithë gjyqtarët e tjerë të Republikës për të konkurruar në gjykatat më të mëdha siç janë ato të rretheve gjyqësore Tiranë e Durrës.
Por pas debateve me tendencë kundërshtuese, të dirigjuara nga zëvendëskryetari I KLD-ës, Kreshnik Spahiu, mësohet se, propozimi i Ministrit për 10 vendet vakante në gjykatat Lezhë, Kavajë, Korçë, Lushnjë, Fier e Shkodër u rrëzua megjithëse ky propozim mbështetej në një studim të llojit të gjykatave, të infrastrukturën e tyre dhe rezultatet përfundimtare akademike të kandidatëve.
Mesazhi i zhvlerësuar i Bamir Topit
Në bazë edhe të pikës së dytë të rendit të ditës, në mbledhjen e djeshme të KLD-së, Kryetari i këtij institucioni, Presidenti Bamir Topi, deklaroi në fillim të mbledhjes, se, “Është shumë e rëndësishme, edhe për atë pikë që ne kemi sot, në një nga pikat e rendit të ditës, unë do të doja ta theksoja disi nga të tjerat, ka të bëjë pikërisht me rinovimin me gjyqtarë të rinj që vijnë nga Shkolla e Magjistraturës. Një organizëm i sëmurë, nuk ka rëndësi sa e rëndë është sëmundja, por gjithnjë ka nevojë dhe duhet të rrisë imunitetin. Dhe unë do t’i konsideroja ardhjet nga Shkolla e Magjistraturës si antitrupa në favor të shëndoshjes së imunitetit të sistemit të drejtësisë... Kjo është arsyeja që ne duhet t’i japim një spunto të madhe, një mbështetje të madhe, të gjithë linjës së formimit të juristëve në Shkollën e Magjistraturës. Duhet të gjithë të japim një mbështetje që Shkolla e Magjistraturës duhet patjetër të vazhdojë traditën dhe ta forcojë këtë traditë, të nxjerrë magjistratë të devotshëm, njerëz të ndershëm, profesionistë, të cilët do të mbushin sistemin e drejtësisë”.
Por me gjithë mesazhin e fillimit të mbledhjes së djeshme, të KLD-ës të përcjellë nga Kryetari, Zëvendëskryetari ia doli, të zhvlerësojë këtë deklarim dhe të rrëzojë emërimin e 10 magjistratëve si gjyqtarë në gjykatat e rretheve gjyqësore Lezhë, Kavajë, Korçë, Lushnjë, Fier e Shkodër.
Anëtarë të KLD-ës, që ishin pro emërimit të kandidatëve magjistratë, e lidhën këtë kundërshtim të Kreshnik Spahiu, me tendencën e tij për të monopolizuar dhe për ti bërë pjesë të pazareve emërimin e gjyqtarëve. Sipas tyre, Kreshnik Spahiu, nuk kishte shpallur” çeljen e tenderit”, për vendet vakante. Ai e di se me emërimin e magjistratëve, i bie vlera vetë atij, si “njeriu i rëndësishëm” i KLD-ës, sikurse e ka shitur veten, i cili ai dhe vetëm mund të vendosë për emërime gjyqtarësh, komentuan dje, anëtarë të KLD-ës, kundërshtimin e Spahiut edhe ndaj mesazhit të Topit...