Gjendet një foshnjë e pajetë në Porto Romano
Foshnja e sapolindur e seksit femer, është gjetur nga banorët e zonës,të cilët kanë bërë edhe denoncimin në polici.
Në vendngjarje ka arritur një grup ekspertësh të cilët kanë filluar menjëherë hetimet
DURRES-Trupi i një foshnje të pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm, në një depozitim plehrash në Porto Romano.
Foshnja e sapolindur e seksit femer, është gjetur nga banorët e zonës,të cilët kanë bërë edhe denoncimin në polici.
Në vendngjarje ka arritur një grup ekspertësh të cilët kanë filluar menjëherë hetimet, për të zbuluar autorin e këtij akti kriminal. Nga hetimet paraprake dyshohet se foshnja mund te jete frut i nje lidhjeje jashtemartesore, por hetimet te cilat vazhdojne do te japin versionin perfundimtar.
(e.n/BalkanWeb)