Ulet me 5 lekë për litër çmimi i karburanteve
Çmimi i karburanteve ka pësuar një rënie të lehtë prej 5 lekësh. Në disa prej distributorëve të shitjes me pakicë, nafta e cilësisë së parë (eurodizel) ka arritur në 114 lekë për litër, ndërsa benzina tregtohet me 109 lekë për litër.
Më në fund, tregu vendas ka reaguar ndaj uljes së çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një investigim lidhur me marrëveshjet që bëhen midis distributorëve kryesorë të naftës për vendosjen e çmimit. Çmimi i karburanteve ka pësuar një rënie të lehtë prej 5 lekësh. Në disa prej distributorëve të shitjes me pakicë, nafta e cilësisë së dobët (D2) u shit me 108 lekë për litër, nafta e cilësisë së parë (eurodizel) ka arritur në 114 lekë për litër, ndërsa benzina tregtohet me 109 lekë për litër.
Ulja e çmimit erdhi pas rënies drastike të kuotave të “arit të zi” në tregjet financiare ndërkombëtare. Në bursa, nafta ka arritur nivelin e 37.1 dollarëve për fuçi, duke pësuar një tjetër rënie kundrejt ditëve të mëparshme. Rënia e çmimit të naftës me ritme galopante po shkaktohet nga kriza ekonomike globale, që është shoqëruar me pakësim të kërkesës në nivel botëror.
(d.b/BalkanWeb)