Kreshnik Spahiu:"Mos lini gjyqet per mesimdhenien ne shkolla"
I "pameshirshem" me gjyqtaret eshte treguar edhe nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise. Kreshnik Spahiu u ka "terhequr" veshin togave te zeza gjate analizes, duke u kerkuar me shume disipline e pergjegjshmeri ne detyre. Ai kritikoi braktisjen e punes nga gjyqtaret per mesimdhenien ne fakultete, shkeljen e procedurave ne procese e zvarritjet qe sjellin deri ne korrupsion. "KLD eshte vene ne dijeni te plote te crregullimeve qe kalendaret e punes se gjyqtareve kane pesuar per shkak te angazhimit te tyre ne mesimdhenie apo aktivitete te tjera te natyres akademike", tha Spahiu. Sipas orientimeve te eksperteve nderkombetare dhe te Keshillit te Evropes, KLD nuk i konsideron keto veprimtari te papajtueshme me funksionin e gjyqtarit, por nga ana tjeter, nuk mund te pranoje qe angazhime te kesaj natyre te marrin permasa te nje fenomeni, i cili ne thelb cenon detyren. "Asnje aktivitet i lejuar per gjyqtarin, nuk mund te jete me prioritar sesa vete gjykimi dhe koha zyrtare ne dispozicion te proceseve gjyqesore eshte e paprekshme", tha Spahiu, qe vuri ne dukje se 14 gjyqtare jane te perfshire edhe ne angazhimin e mesimdhenies ne shkolla e universitete. Nderkohe qe per korrupsionin ne sistem, Spahiu kerkoi me teper pergjegjshmeri dhe reagim te gjyqtareve pas raporteve me te fundit te Departamentit amerikan te Shtetit dhe OSBE-se.