Gardisti plagos klientet e lokalit
Artan Cena
Oficeri i Gardes se Republikes plagos ne gjendje te dehur dy kliente te nje lokali prane ish-Shkolles se Bashkuar ne Tirane. Mariglen Kondi, specialist ne kete institucion te ruajtjes fizike te personaliteteve, eshte bere protagonist i nje ngjarjeje te rende ne fundjave, por qe lajmi eshte mbajtur i fshehte per shkak te ekspertizes balistike te armes se sherbimit me te cilen ka qelluar. Shkak eshte bere denoncimi i te demtuarve qe perfunduan ne shtreterit e spitaleve prane vendit te ngjarjes, kurse policia e Komisariatit nr. 4 arriti te zbardhte incidentin nepermjet ekspertizes se kryer. Dy dite me pare, 26-vjecari eshte prangosur per vepren penale te "plagosjes", ndersa gjate rrefimit ka thene se ishte i dehur dhe nuk mbante mend asgje. Mjeket thane dje se gjendja e te demtuarve Artan R., dhe Aleksander V., eshte jashte rrezikut per jeten dhe plagosja ka qene e lehte.
Ngjarja e rende ka ndodhur ne "Rrugen e Dibres", ne oret e vona te mbremjes se shtune, kur Mariglen Kondi, 26 vjec, me detyre oficer ne Garden e Republikes, pasi kishte konsumuar nje sasi te konsiderueshme alkooli, ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar mbi dy te rinjte, pa pasur asnje motiv. Deshmitaret dhe burime te policise thane dje, per gazeten "KJ", se klientet e lokalit jane demtuar ne kembe dhe krah. Burime zyrtare thane dje se "eshte vene ne pranga 26-vjecari me origjine nga Skrapari dhe banues ne lagjen Allias te kryeqytetit, jo shume larg vendit te ngjarjes".
Ekspertet percaktuan se qitjet jane kryer me armen e sherbimit te specialistit te Gardes. Dy plumba kane dale nga arma qe Kondi posedonte dhe verifikimi i kryer me gjendjen e fishekeve ne inventar ka rezultuar se 26-vjecari kishte kryer disa qitje. Menjehere jane kryer veprimet procedurale dhe shoqerimi i gardistit derisa nje dite me pas eshte ndaluar. Burime te policise thane se incidenti ka ndodhur ne ambientet e lokal "Sporti", ku 26-vjecari shkonte gjithmone.
Kundershton dhe fyen policet
Por nuk eshte mjaftuar vetem me plagosjen e dy klienteve te lokalit pa nje shkak, pasi Mariglen Kondi dyshohet te kete kundershtuar me force dhe fyer efektivet e grupit te gatshem te policise. Ai ka bere rezistence, duke refuzuar qe te shkonte ne Komisariatin nr. 4, ku ka qendruar deri diten e diel i shoqeruar dhe me pas eshte ndaluar. Ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar nje pistolete tip "TT", arma e sherbimit te efektivit te Gardes. Zyrtaret thane se mbi Kondin jane ngritur akuzat e "kundershtimit te punonjesve te policise se rendit publik", "prishje te qetesise publike", si dhe te "plagosjes se lehte nga pakujdesia".