E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kretë, masakrohet barbarisht 22- vjeçari shqiptar

 

Elton Bakiu është vrarë me sende të forta dhe trupi është hedhur në det. Policia: I janë copëtuar organet gjenitale

KRETE- Një emigrant shqiptar është vrarë në mënyrë barbare ditën e djeshme në ishullin e Kretës në Greqi, pikërisht në zonën bregdetare pranë qytetit Hania. Bëhet fjalë për një emigrant shqiptar 22 vjeç, emri i të cilit është Elton Bakiu. Trupi i tij i pajetë është gjetur në zonën bregdetare të Neas Horas, pranë qytetit dhe më pas është transportuar në spitalin e prefekturës se Rethimnos, për t’iu bere autopsia dhe për t’u gjendur shkaqet e vdekjes. Sipas mjekut ligjor, 22- vjeçari është goditur egërsisht në trup dhe në kokë në mënyrë të vazhdueshme me thike dhe me pas trupi i tij është hedhur në det. Madje në raportin e mjekut ligjor bëhet fjalë për një krim barbar dhe thuhet tekstualisht se i riu është masakruar edhe gjuajtur me mjete të mprehta në trup, në koke dhe në organet seksuale. Vendi ku ka ndodhur krimi ka qenë pas një shkëmbi ku të riun pasi e kanë masakruar, i kanë hedhur trupin në det. Pranë vendit ku është gjetur trupi është gjendur edhe një telefon celular si edhe një fotokopje e pasaportës se tij. Sipas policisë greke, ka filluar menjëherë hetimi i çështjes, por deri tani nuk ka ndonjë hollësi se cilat ishin shkaqet që shtynë vrasësit të vepronin kaq barbarisht ndaj viktimës. Fakti që atij i janë copëtuar edhe organet gjenitale ka bërë që policia të dyshojë për një krim që ka si sfond një ngjarje seksuale.

Ne ishull ndodhen edhe të afërmit e emigrantit fatkeq, të cilët i kanë kërkuar edhe ambasadës shqiptare në Athine ndihmë për të mbuluar shpenzimet e morgut dhe të transportit për në atdhe. Gjatë ditës së sotme pritet që zbulohen detaje të tjera në lidhje me këtëkrim të rëndë. Të dhënat e para tregojnë se nuk kemi të bëjmë me një grabitje. Palombarët e policisë kanë hyrë në det, në zonën ku u gjet trupi, me shpresë që të gjejnë armët e krimit por deri në orët e vona të ditës së djeshme nuk kanë gjetur gjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›