Kreu Meta takim me anetaret e LRI-se ne Lushnje

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me anëtarët e Lëvizjes Rinore për Integrim, të qytetit të Lushnjes. Zoti Meta, ka uruar të rinjtë me rastin e festave të fundvitit. Ai ka evidentuar faktin se viti i ardhshëm, 2012, është i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, pasi përkon me 100-vjetorin e Pavarësisë. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, shtoi se të rinjtë, janë ata që do të punojë për të konsoliduar shtetin për 100 vitet e ardhshme. Për Metën, të gjithë duhet të angazhohen që njohuritë t’i vënë në jetë për të mirën e vendit. Duke uruar Vitin e Ri, Meta u shpreh i sigurt për zhvillimin e strukturës së LRI-së në Lushnje dhe në të gjithë vendin.